Sërish luftime në Donnjesk
Qyteti i Donnjeskut në lindje të Ukrainës është përfshirë nga luftimet, ku gjatë natës janë dëgjuar shpërthime të artilerisë së rëndë.Sipas raportimeve të mediave vendase, shpërthimet e mbrëmshme kanë qenë më të rëndat gjatë muajit të fundit në rajonin rebel.Për tetë orë me radhë, forcat qeveritare të Ukrainës janë përleshur me rebelët pro rusë, vetëm një ditë pasi vëzhguesit ndërkombëtarë pikasën një numër të madh automjetesh ushtarake të paidentifikuara në zonat rebele.Sipas Ukrainës, automjetet vinin nga Rusia dhe ishin të ngarkuar me pajisje udhtarake dhe armë për të furnizuar prorusët.Moska nga ana tjetër i mohon akuzat, edhe pse në të shkuarën ka deklaruar se ushtarët rusë kanë ndihmuar rebelët në luftimet e tyre për pavarësi dhe shkëputje nga Ukraina.Si pasojë e sulmeve nuk ka pasur viktima, por mediat thonë se sulmet në bastionin e rebelevë Donejsk kanë nisur menjëherë që pas mbajtjes së zgjedhjeve, të cilat u konsideruan të paligjshme nga Ukraina zyrtare dhe perëndimi gjithashtu.OSBE është shprehur shumë e shqetësuar për situatën, veçanërisht pasi 40 automjeteve ruse hynë në lindje të Ukrainës.Më shumë se 4000 persona kanë humbur jetën si pasojë e konfliktit që shpërtheu në muajin prill të këtij viti mes separatistëve prorusë dhe forcave ukrainase.Një armëpushim i brishtë u vendos më 5 shtator mes palëve, por që atëherë qindra njerëz janë vrarë dhe pakti duket i pasukseshëm./Oranews.tv/