Has, familja Dina bëhet me shtëpi të re falë prefektit Gjici e komunës Gjinaj
Has - Një nga familjet më në nevojë, ajo e Jakup Dinës, e cila jetonte në kushte shumë të rënda ekonomike, tashmë nuk do të jetojë në një shtëpi, më shumë se 100-vjeçare e të parikonstruktuar asnjëherë, por në një shtëpi të re. Kjo është bërë e mundur falë kontributit personal të Prefektit të Qarkut të Kukësit, Safet Gjici dhe komunës Gjinaj në Has, duke sistemuar përfundimisht anëtarët e kësaj familje.Siç thotë dhe i zoti i shtëpisë, Jakupi, kjo shtëpi është gjithçka për të, pasi dikur ai jetonte në një shtëpi shumë të dëmtuar, dhe kjo marrë me qera, pasi nuk kishte një çati ku të fuste kokën.Vështirësitë me të cilat ka jetuar më parë kjo familje, i kanë njohur edhe banorët e zonës, të cilët thonë se janë munduar që t'i vijnë në ndihmë, por nuk kanë pasur mundur që t'i ndërtojnë një shtëpi të re. Sipas tyre, tashmë vajzat e Jakupit nuk do të enden sa në një çadër në tjetrën, por do të kenë shtëpinë e tyre.Familja Dina jeton falë një ndihme ekonomike, që jep pushteti lokal e që nuk e kalon vlerën e 3 mijë lekëve të reja në muaj, duke mos pasur mundësi që të ndërtonte një shtëpi dhe t'a mobilonte atë me orenditë e tjera. Tashmë, kësaj familjeje, përveç shtëpisë, do i dhurohen edhe disa pajisje të tjera shtëpiake.Oranews.tv[caption id="attachment_418380" align="alignleft" width="411"]
Shtepia e re[/caption][caption id="attachment_418381" align="alignleft" width="411"]
Edhe elektroshtepiake e mobilie te reja[/caption][caption id="attachment_418382" align="alignleft" width="411"]
Shtepia e meparshme e rrenuar[/caption][caption id="attachment_418394" align="alignleft" width="411"]
Majta, Jakup Dina i shpreh mirenjohjen, sponsoreve[/caption][caption id="attachment_418383" align="alignleft" width="411"]
Prefekti Safet Gjici dhekomunarët e Hasit[/caption][caption id="attachment_418384" align="alignleft" width="411"]
Prefekti Safet Gjici dhe kreu i komunes Gjinaj, diten e vizites ne shtepine e sponsorizuar[/caption][caption id="attachment_418385" align="alignleft" width="411"]
Shtepia e re e Jakup Dinës[/caption][caption id="attachment_418387" align="alignleft" width="411"]
Zyrat e komunës Gjinaj, qe e mbeshteten familjen Dina[/caption]