Mogerini për shtetin palestinez: "Ishalla"

Shefja e BE-së për politikat e jashtme, Federika Mogerini, gjatë një vizite në Gaza, shprehu qartë qendrimin e organizatës që përfaqëson, se Izraeli dhe Palestina duhet të punojnë për një zgjidhje ku të dy kombet të kenë shtetet e tyre.Gjatë vizitës së saj në Gaza, shefja e politikave të jashtme të Bashkimit Europian dërgoi mesazhe të qarta për Izraelin dhe Palestinën, për gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë ku të dy kombet të kishin shtetet e tyre. Shefja e politikave mbërriti paradite në Gaza, ku pritet të takohet pasdite me kryeministrin palestinez, Ramdi Hamdallah dhe presidentin Mahmud Abaz. Gjatë paradites ajo vizitoi një shkollë të OKB-së në Gaza që është shndërruar si strehë për palestinezët të cilëve iu janë shkatërruar shtëpitë gjatë konfliktit të fundit."Nëse nuk i qendrojmë marrëveshjes së arritur në Kajro muajin e kaluar, në fund të gushtit dhe nuk zbatohen pikat e rindërtimit, heqja e bllokadave dhe përfudimisht, ekzistenca e shtetit palesinez, atëherë do të rikthehemi te dhuna! Po u kërkojmë të gjithëve në këtë moment që të nisin një process politik që do të sjellë zgjidhje të përheshme", u shpreh Mogerini.E pyetur se kur do të ndodhte njohja përfundimtar e shtetit palestinez, ajo tha se e vetmja gjë që e pengon këtë process është një tjetër lufte."E vëeshtirë cfarë shoh për të ardhmen, por do të thoja "ishalla" fjala e dytë që di, por nuk na duhet një luftë e katërt. Akush nuk e përballon një luftë të katërt, jo vetëm Gaza nuk do ta bërbabllonte, por e gjtihë bota. Sepse kjo do të thotë se jemi të dëshpëruar për të gjetur një zgjidhje", tha 41-vjeçarja ish ministre e jashtme e Italisë.Ajo dërgoi edhe një mesazh të gjithë faktorëve në rrajon që të nisin procesin e rindërtimit të Gazas pas luftës që shkatërroi pothuajse gjithçka dhe theksoi se qeveria palestineze duhet të punojë fort për të siguruar qeverisen e saj edhe në zonën e kontrolluar nga Hamasi.