Basha në Lushnje, dëgjon problemet e qytetarëve për papunësinë dhe dritat

Lushnje - Kreu i PD-së Lulzim Basha sot ka bërë një tur takimesh me banorë të rrethit dhe qytetit Lushnje. Këto takime janë organizuar nga strukturat e PD-së në kuadër të marrjes së mendimeve të qytetarëve për problemet që shqetësojnë opinionin publik.Në të gjitha takimet, z. Basha ka dëgjuar nga afër problemet me të cilat përballen qytetarët çdo ditë. Kryefjala e diskutimeve për problematikën kanë qënë papunësia, rritja e çmimit të energjisë në pritje dhe prishjet selektive të ndërtimeve.Turi i z.Basha në nënprefekturën e Lushnjes ka nisur në komunën Tërbuf, Grabian, bashkinë Divjakë, me banorët e zonave përgjatë autostradës drejt Lushnjes dhe ka përfunduar në një takim në sheshin "Demokracia" të Lushnjes dhe është mbyllur në komunën Kolonjë.Oranews.tv