“Cougari” i katërt në FA, Kodheli: Vlerë e shtuar për shërbimet ajrore

Ministria e Mbrojtjes mori në dorëzim helikopterin e katërt “Cougar”. Me këtë rast në mjediset e Bazës Ajrore të Helikopterëve në Farkë u organizua një ceremoni e veçantë.Ministrja Kodheli, në fjalën e saj ka vlerësuar se "përfundimi i programit të modernizimit të Forcave të Armatosura me të katër helikopterët Cougar të versionit SAR, MEDEVAC dhe Transport Trupash, të cilët operojnë me të njëjtat standarde si në ushtritë e Aleancës, si dhe me përgatitjen e pilotëve dhe teknikëve pranë kompanive me prestigj në fushën e fluturimit, do të bëjë që Forca jonë Ajrore të jetë një vlerë e shtuar jo vetëm në garantimin dhe rritjen e sigurisë dhe të cilësisë së shërbimeve ajrore brenda vendit, por në të njëjtën kohë ne kemi mundësi që të kryejmë operacione të përbashkëta në bashkëpunim me komandat e NATO për t’i dhënë zgjidhje situatave të ndryshme”.Gjitashtu të pranishmit i përshëndeti edhe ambasadori i Republikës së Francës në Tiranë, Bernanrd Fitoussi.Në ceremoni merrnin  pjese shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo,  gjeneralë dhe ushtarakë të tjerë të lartë nga Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe Forcat e Armatosura.Helikopteri “Cougar”, i ndërtuar sipas marrëveshjes me kompaninë franceze “Eurocopter”, është i katërti i këtij lloji që i shtohet Forcave tona Ajrore.Ky helikopter është i variantit “Transport Trupash” dhe do të përdoret për këtë funksion, por mund të përdoret në rast nevoje edhe për transport ngarkesash apo nevoja të ndryshme specifike.Me modernizimin e Forcës Ajrore me helikopterë ”Cougar” synohet të rritet shkalla e operacionalitetit, pasi kjo teknikë është e pajisur me paketë moderne, e cila përfshin sistemet e navigimit satelitor, instrumente tërësisht dixhitale dhe në të njëjtën kohë ata garantojnë siguri maksimale për pilotët dhe pasagjerët falë pajisjes së tyre me dy motorë.506042040708090