Gorbaçov sulmon ashpër Europën: Gabuat që futët Shqipërinë në NATO
Në një ceremoni që duhet të ishte festive, për të përkujtuar 25-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik foli hapur kundër Perëndimit, duke i kujtuar si gabime mbështetjen e pavarësisë së Kosovës dhe futjen e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të ish-bllokut komunist në NATO.Ai parlajmëroi se me këtë rrugë që ka marrë Europa shpejt do të bëhet e papërfillshme në arenën ndërkombëtareEdhe pse duhet të ishte një ditë festive, në përkujtim të shembjes së Murit të Berlinit, 25 vjet më parë, ish-udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, Mihajl Gorbaçov, akuzoi Perëndimin, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se janë kapluar nga triumfalizmi pas rënies së bllokut komunist.I ftuar në një ceremoni dhe simpozium bashkë me ish-Ministrin e Jashtëm gjerman, Hans Ditrih Gensher, Gorbaçovi shtoi se Europa do të bëhej e papërfillshme në botë nëse nuk arrinte të ruante sigurinë e saj."Duke përfituar nga dobësimi i Rusisë dhe mungesa e një superfuqie tjetër si kundërpeshë, perëndimi kërkoi të monopolizonte udhëheqjen dhe dominimin e botës. Dhe ata nuk pranojnë të tregojnë kujdes. Ngjarjet e muajve të fundit janë pasojë e politikës dritëshkurtër të atyre që duan të imponojnë vullnetin e tyre duke mospërfillur interesat e partnerëve", tha Gorbaçov.Në listën e shembujve për të ilustruar komentet e tij, Gorbaçovi nuk harroi të përmendte shqiptarët, pasi kritikoi mbështetjen e Perëndimit për pavarësinë e Kosovës si dhe zgjerimin e NATO-s në vendet që dikur ishin pjesë të bllokut komunist."Në vend që të shndërrohej në prijësen e ndryshimit të botës për mirë, Europa u shndërrua në një arenë betejash politike, një gare për sfera influence dhe konflikte ushtarake.Pasojat janë të pashmangshme: Europa po dobësohet ndërkohë që qendra të tjara pushteti po forcohen. Nëse kjo vazhdon, Europa do të bëhet shpejt e papërfillshme”.