Reforma në arsim, Nikolla: Paga më të larta ata që do zgjedhin fshatin
Tiranë- Puna si mësues në fshat, dikur e detyruar, mund të kthehet ndër më të preferuarat.Kjo pasi Ministria e Arsimit dhe Sportit planifikon që ai mësues që zgjedh të shkojë në fshat do të ketë pagë më të lartë dhe përfitime të tjera.Kjo u pranua nga vetë Ministrja Nikolla në studion e emisionit “Ditë e re Ëeekend”.“Do jetë zgjidhje e tyre e lirë nëse e dëshirojnë, duke deklaruar që unë pranoj të shkoj për një vit apo dy vjet në shkollën apo fshatin për ti shërbyer vendlindjes, komunitetit apo lidhjeve të tejra specifike, sigurisht me incentiva nga qeveria. Që do të thotë një rrogë më të mirë, shpenzimet e transportit, por dhe disa kredite më shumë vetëm nga fakti i një vullnetarizmit të tillë në emër të cilësisë së arsimit”.Ministrja Nikolla foli edhe për numrin e lartë të mësuesve që ishin jashtë profilit, duke u ndalur edhe tek reforma në arsim.“ Në Shqipëri janë 2065 mësues jashtë profilit, por janë edhe 1984 mësues pa arsimin përkatës. Janë shifra alarmante. Situata është kapur në momentin e duhur dhe ne kemi vendosmërinë që kjo histori të marrë fund”.Sipas Ministres, reforma në arsim ka probleme të mëdha, por duke para gjendjen e sistemit arsimor në vend kjo refromë duhej nisur kohë më parë.