Kuvendi i beson AMA-n Gentian Salës, do zëvendësojë Endira Bushatin
Tiranë- Me 79 vota pro dhe 1 kundër, mazhoranca i ka besuar votën Gentian Salës për të drejtuar Autoritetin e Medias Audiovizive, i cili zëvendëson në këtë detyrë Endira Bushatin.
Gentian SalaNë garë për kreun e AMA-s ishin edhe Gentian Skenderaj, Anila Basha dhe Bers Hado.Anila Basha mori 20 pro, 48 kundër, 10 abstenimBers Hado mori 4 vota pro, 69 kundër, 5 abstenimGentian Skënderaj mori 3 vota pro dhe 71 kundër
Kërkesa per futjen ne rend dite te zgjedhjes se kreut te AMA, u be qe në nisje të senacës së sotme të Parlamentit, nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruç. Ky i fundit kërkoi dhe bashkimin e seancave të datës 13 dhe 20 për buxhetin.“Të fusim në rend të ditës zgjedhjen e kreut të AMA-s. Seanca e datës 13 të zhvillohet më datë 20 nëntor. Të mblidhet Këshilli i Rregullores për komisionin hetimore”, tha Ruçi, ndërkohë që parlamenti i miratoi.Ora 12:43 Grupi i PS diskuton emrin që do votojë për kreun e AMAPara votimit, Partia Socialiste mblodhi grupin parlamentar për zgjedhur një emër mes katër kandidatëve të propozuar prej saj për kreun e AMA-s.Kuvend, Veliaj: Minatorët dalin në pension 55 vjeç, përfitojnë 3840 personaNë seancën e ditës së sotme, Parlamenti votoi edhe projektligjin "Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë", sipas të cilit mosha e daljes në pension për minatorët do të ulet nga 60 vjeç që është aktualisht, në 55 vjeç. Po ashtu, do të ketë një rritje të trajtimit financiar të ish-minatorëve me 75%.Në fjalën e tij, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj theksoi se nga ky pr/ligjpërfitojnë 3840 minatorë në të gjithë vendin, ndërsa ftoi deputetët ta votojnë.“Nëse sipas opozitës përfitojnë vetëm 150 vetë, atëherë kishte 8 vjet kohë për ta zgjidhur, por fakti se nuk zgjidhën gjë as për 150 vetë flet keq për ta, e jo mirë për ne. Nga 3840 individë, 3700 përfitojnë menjëherë, pasi kanë qenë pjesë e një ligji, gjithashtu të majtë, për trajtim të veçantë financiar”, sqaroi Veliaj. Lista e qyteteve me 3840 minatorët që përfitojnë ulje të moshës së daljes në pension dhe dyfishimin e pensionit:Durrës 163Dibër 5Bulqizë 391Mat 103Elbasan 14Librazhd 200Fier 13Lushnje 6Gjirokastër 8Memaliaj 179Korçë 226Pogradec 368Devoll 11Ersekë 43Kukës 263Has 15Lezhë 35Kurbin 34Mirditë 100Shkodër 37Pukë 69Tiranë1448Kavajë 6Vlorë 80Sarandë 23