Putin ruan kreun në listën e “Forbes”, ndiqet nga Obama
Presidenti rus, Vladimir Putin, vazhdon të qendrojë për të dytin vit rresht në krye të listës së njerëzve më të fuqishëm të botës, sipas revistës Forbes.Në arsyetimin e revistës amerikane, Putin mbetet në vend të parë edhe sepse ka aneksuar Krimenë pa u lëkundur para presionit të SHBA-së dhe BE-së, si dhe për marrëveshjen e nënshkruar me Kinën për ndërtimin e gazësjellësi që do të dërgojë gaz nga Rusia në Kinë në tre dekada, me vlerën 400 miliardë dollarë.Në vend të dytë është renditur Barac Obama, i ndjekur nga presidenti kinez, Xi Jinping, Papa Françesku dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.Në dhjetëshen e parë është përfshirë shefja e Rezervës Federale, Xhenet Jellen, Bill Gejts, Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Dragi, bashkëthemeluesit e Google, Lerri Pejxh dhe Sergej Brin, si dhe kryeministri britanik, Devid Cameron.