Ankandi i pikturave, rekord shitjesh të Xhakometit dhe Van Gogut në Nju Jork

Skulpturat e Alberto Xhakometit dhe Amedeo Modiljanit u shitën për 101 dhe 70.7 milionë dollarë respektivisht, të martën, në një ankand në Nju Jork.Në total shitja e veprave impresioniste dhe moderne arriti në 422,1 milionë dollarë, duke kapur për pak vlerën prej 423 milionë dollarësh të parashikuar nga organizatorët. Nga 73 veprat që u nxorën në ankand, u shitën 80% e tyre.Nga të gjitha kategoritë, skulpturat gjeneruan të ardhurat më të shumta, duke sjellë në arkat e shtëpisë së ankandeve “Sotheby” plot 191 milionë dollarë, pjesa më e madhe e të cilave prej “Karros” së Xhakometit, skulpturë e krijuar prej artistit Italian në vitin 1951, e cila u shit për 101 milionë dollarë.Nga vetë organizatorët skulptura ishte vlerësuar se do të arrinte të kalonte 100 milionë dollarët, dhe pritet që kjo shifër të mbetet gjatë një rekord në ankandet e Nju Jorkut dhe botës.Ndër vepra të tjera të shitura shtrenjtë ishte një kanacë e Van Goghut, e quajtur “Natyrë e qetë, vazo me margarita dhe lulëkuqe”, e cila u shit për rreth 61,8 milionë dollarë, shumë më tepër se sa çmimi i pritur, prej 40 milionë dollarësh. Kjo ishte edhe vepra e Van Goghut shitur më shtrenjtë që prej vitit 1998.