Rama në “Tonight Ilva Tare”: Me Luiza Xhuvanin bëra gjënë e duhur, do e bëja prapë

"Kryeministri Edi Rama deklaroi se ka bërë gjënë e duhur duke dalë në konferencë për mediat përkrah deputetes Luiza Xhuvani, e cila dorëzoi mandatin ditën kur djali i saj u arrestua për akuzën e vrasjes së 4 personave mëngjesin e po atij 4 Nëntori. I ftuar sot në mbrëmje në emisionin “Tonight Ilva Tare” në RTV Ora News, kryeministri foli dhe për një sërë çështjesh si reforma në drejtësi, reforma në arsim, në sistemin energjitik, marrëdhëniet me opozitën dhe me presidentin e Republikës, por edhe për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Për këtë të fundit Rama u shpreh se mbështeste idenë e një guvernatori të huaj.Disa deklarata të shkëputura nga intervista e mëposhtmeKonferenca me Luiza Xhuvanin/Rama:  "Bëra gjënë e duhur. Do ta bëja prapë."Guvernatorin e ri/ Rama: "Nuk duhet të përjashtojmë edhe një që nuk është shqiptar"-Rama: "Do bëhemi si Gjermania që kursejnë energjinë elektrike"-Rama: "Nuk i kam kërkuar votën askujt për të legalizuar pronën në trotuar"-Zgjedhjet vendore 2014/Rama:  "Nuk kam dhe nuk kemi menduar asgjë për kandidaturat për zgjedhjet vendore. Ky është problemi ynë i fundit"-"Në zgjedhje dhe pa opozitën, nëse Kushtetuesja i jep ok reformës së territorit"-Marrëdhëniet PS-LSI/Rama: "Nuk ka cfarë u duhet atyre që nuk janë pjesë e partive tona si funksionon koalicioni në bazë"-"Marrëdhëniet me Ruçin shumë të mira, jemi parti demokratike"-Rifreskim kabineti? Rama: Për çfarë arsye?! Apo se u lodhën!-"Kur të shkoj në Beograd nuk do kem dron kjo është e sigurtë për këtë herë"-"Opozita, si qeveri në mërgim"-"Zaho shumë shumë mirë, jam xheloz për jetën private"Ndiqni të plotë emisionin “Tonight Ilva Tare”Intervista(Meqënëse në intervistë u trajtuan shumë çështje ajo është ndarë me nëntituj)Masakra në Tiranë dhe konferenca publike me Luiza XhuvaninIlva Tare: Edi Rama mirëserdheEdi Rama: Nuk është bërë akoma një vit e gjysmë në qeveriIlva Tare: Po bëhen shumë shpejtIlva Tare: I keni ndjekur reagimet pas daljes me deputeten Xhuvani ?Edi Rama : Jo nuk i kam dëgjuarIlva Tare: Po ju them unë, e quajnë spektakël të shëmtuarEdi Rama: S’kam asnjë koment. Kam bërë gjënë e duhur dhe do ta bëja prapë. Është e domosdoshme që ky opinion publik të mësojë të ndajë një kriminel nga familja e vet dhe nga nëna e vet, është e domosdoshme që ky opinion të mësojë të gjykojë ata që duhen gjykuar dhe të mos vazhdojë në inercinë e kohës së shkuar kur për fajet e djalit apo të babait e pësonte gjithë familja. Por unë jam i bindur që shumica dërrmuese e opinionit publik është me mua.Ilva Tare: A duhet ta kishit kandiduar për deputete përsëri zonjën Xhuvani, pas ngjarjes që ka pasur me të 3 vjet më parë?Edi Rama: Arsyeja pse Luiza dje vendosi që të tërhiqej është e thënë shumë qartë në të gjitha fjalët e saj.Ilva Tare: Jo po ju pyes ju pse e vutë në listë për deputete, duke pasur parasysh problemin që ka pasur?Edi Rama: Unë e dëgjova pyetjen tuaj dhe do kisha dëshirë të dëgjoje edhe përgjigjen time. Arsyeja se pse ajo dha dje dorëheqjen është shumë e qartë në të gjitha ato që tha, ndërkohë që nuk shoh asnjë lidhje mes Luiza Xhuvanit si deputete dhe djalit të saj si një person që ka pasur probleme me drejtësinë në rastin e caktuar.Ilva Tare: Dakord, por rishikoni lidhjen me faktin që drejtësia nuk ka vepruar në rastin e Konstandin Xhuvanit?Edi Rama: Unë shikoj mosfunksionim të drejtësisë prej shumë kohësh dhe nuk e shikoj mosfunksionimin e drejtësisë sipas interesit, por sipas faktit që kjo drejtësi e korruptuar dhe e inkriminuar ka një rol të posaçëm në kriminalizimin e shoqërisë dhe nuk kam pasur nevojë që të ndryshoj mendim në asnjë rast dhe këtë e kam thënë edhe dje.Në kohën kur është bërë gjykimi i parë për djalin e deputetes ka pasur një përfundim të caktuar dhe në pushtet ka qenë PD, president ka qenë kandidati i PD dhe prokuroria ka qenë ajo që vazhdon të jetë, pra krejtësisht jashtë ndikimit të PS, pra nuk shikoj ku qëndron lidhja në këtë rast, ashtu sikundër dëshiroj të vë fort theksin tek fakti se dje ishte një arsye për të qenë krenar për Policinë e Shtetit dhe krenar për Aleancën e Shqipërisë Europiane.Ilva Tare: Për çfarë të ishit krenarë dhe kujt ja bëni këtë thirrje që të jenë krenarë?Edi Rama: Unë nuk bëj thirrje për të qenë krenarë, unë shpreh krenari për policinë e Shtetit dhe për Aleancën e Shqipërisë Europiane.Ilva Tare: Për policinë që kapi autorin, apo për policinë që duhet ta parandalonte?Edi Rama: Për policinë që arriti të jetë në vendngjarje dhe të realizojë operacionin në pak minuta, si nuk ka qenë rasti në të shkuarën ndonjëherë dhe për deputeten e Aleancës së Shqipërisë Europiane që dha një shembull shumë dinjitoz duke u tërhequr nga angazhimi politik për të mos lejuar që të ketë asnjë hije mbi procesin gjyqësor dhe duke nënvizuar ajo vetë që drejtësia duhet të bëjë drejtësi dhe për këto jam legjitimisht krenar.Ilva Tare: Zoti Rama deri kur do të vazhdoni të mateni me të shkuarën e këtij vendi e cila është në opozitë dhe ju jeni kryeministri i Shqipërisë. Cili është standardi juaj dhe me kë mateni se që policia kap autorin e një vrasje, besoj se në vendet europiane, ku ne aspirojmë të jemi pjesë ndodh normalisht. Me kë po e masni ju veten, do vazhdoni të mateni me qeveritë e mëparshme?Edi Rama: Së pari më duhen katër vjet që të matemi me ambicjen tonë dhe me gjithë zotimet tona dhe kjo është e natyrshme, dhe së dyti është po kështu e natyrshme që këtij opinioni që sot nën shembullin dhe udhëheqjen e gojëve të ulët të jetës politike vë ulurimën, t’i kujtohen disa gjëra, psh që një balerinë 19 vjeç është vrarë live nga nipi i nëndrejtorit të Policisë së Shtetit, të cilit nuk i hyri asnjë gjemb nën këmbë, as nipit as nëndrejtorit. Të kujtohet që një kamarier është qëlluar me plumb dhe është plagosur nga truproja i djalit të kryeministrit dhe nuk i hyri asnjë gjemb në këmbë truprojës, ndërkohë që kamarieri u kërcënua që të tërheqë dëshminë.Këto janë gjëra që kanë ndodhur në Shqipërinë tonë të dashur dhe nuk kanë ndodhur 20 vjet më parë, por janë gjëra që kanë ndodhur vetëm pak kohë më parë. Ashtu sikundër, vetëm pak kohë më parë kanë ndodhur dhe shumë gjëra të tjera që sot nuk ndodhin më, apo që sot ndodhin krejt ndryshe dhe sigusisht kjo shënon progres dhe fatmirësisht njerëzit, opinioni publik në shumicë dërmuese ka vetëdijen e plotë të këtij progresi që po shënohet dita ditës.Policia prokuroria dhe gjykatat Ilva Tare: Ka gjëra të reja që po ndodhin, drejtori i Policisë së Shteti shkon në Vlorë për të falenderuar, apo për të dhënë fletë lavdërimi për policët që kapën grabitësit e një banke. Çfarë do të thotë kjo?Edi Rama: As nuk e di çfarë është kjo dhe…Ilva Tare: Ka qenë sot, Zoti Didi ka qenë në Vlorë për të përgëzuar policët që në fund të fundit bënë detyrën.Edi Rama: Është puna e tij që të përgëzojë policët dhe nëse e ka bërë, ka bërë shumë mirë, sepse fakti që policët bëjnë detyrën është një gjë e re në Shqipëri, nuk është një gjë me të cilën ishim mësuar dhe fakti që policia është në krye të detyrës, nuk është një lajm i vjetër, është një lajm i ri në Shqipëri.Ilva Tare: Më dolët tamam aty ku doja të mbetesha pak. Ju besoj se i dini detyrat e policisë, por mua mu deshën t’i printoja se më duhej të hapja ligjin, por detyra parësore e policisë është të mbrojë jetën, shëndetin, pronën publike, pronën private, ruan rendin, sigurinë publike. Pse nuk e ruajti policia zotin Xhuvani i cili ka qenë dhe në kërkim në prill të 2014 kur nuk ishte në gjendje ta arrestonte, pse nuk e ruante si kontigjent që mund të bënte dhe një krim të mundshëm, por ai ishte dhe i armatosur, pse nuk bën këto detyra policia?Edi Rama: Arsyeja pse ju bëni këto pyetje sepse parafytyroni diçka që nuk ndodh në asnjë vend të botës, dhe nga ana tjetër sepse…Ilva Tare: Çfarë nuk ndodh në vend tjetër të botës që policia ruan kontigjentët që i mendon si..të mundshëm për të kryer krime?Edi Rama: Sepse në çdo vend të botës ndodhin vrasje, edhe me makabre se kaq dhe është njësoj të thuash pse FBI nuk i ruante ata që futen nëpër shkolla dhe vrasin nga 15 veta përnjeherë dhe është njësoj sikur të thuash se si ka mundësi që në këtë vend apo atë vend ndodhin…Krimi është aty dhe lufta me krimin nuk ka përfunduar dhe nuk përfundon kurrë as në Gjermani dhe as në Angli, as në cilindo vend që e ka rendi në shkallë sipërore dhe ligjin në shkallë sipërore dhe jo më të ndodhë në Shqipëri 14 muaj siç thatë ju, pasi krimi jo vetëm bënte çfarë të donte por e drejtonte Policinë e Shtetit. Kështu që thënë të gjitha këto ju keni edhe një gabim tjetër që nuk e dini që Policia e Shtetit.. dhe nuk është faji juaj që nuk e dini..Ilva Tare: Jo s’ka problem nuk kompleksohem unë nga fajet, por ma sqaroni çfarë është se unë lexova nenin.Edi Rama: Policia e Shtetit e ka shpallur në kërkim rastin në fjalë.Ilva Tare:…për një muaj dhe nuk e ka gjeturEdi Rama: Jo nuk e ka gjetur dot.Ilva Tare: Po pse nuk e..ndaloi?Edi Rama: Sepse për të vepruar i duhet masa e Prokurorisë dhe sikundër sot Prokuroria deklaroi nuk e kishte parë të arsyeshme shpalljen në kërkim, sepse sipas hetimit të saj, subjekti nuk kishte qenë aty ku thoshte policia po kishte qenë diku tjetër. Kështu që është shumë e mirëpritur çdo kritikë, por njëkohëshisht duhet të jetë e mirëpritur edhe çdo e vërtetë dhe e vërteta është që koha kur kishte një shtet për disa dhe një shtet për disa të tjerë, kur kishte një polici për disa dhe një polici për disa të tjerë ka marrë fund. Ne nuk shohim kush del përpara dhe është objekt i policisë së shtetit trajtohet si objekt i policisë së shtetit.Ilva Tare: Meqë jemi te Policisë së Shtetit, Fushatat tuaja kundër informalitetit, aksionet e ndryshme për energjinë, INUK, i është dashur edhe ndërhyrja e Policisë së Shtetit. A i ka kapacitetet policia shqiptare dhe administratën për të kryer këto veprime?Edi Rama: Dua t’ju informoj se mesa duket nuk jeni të informuar, që çështja e territorit është pjesë e detyrave të përfshira në ligj për policinë e shtetit, e kemi përfshirë në në ligj dhe siduket policia i ka kapacitetet sepse përderisa po ndodh një reagim i panjohur i mëparë ishtetit për të cliruar hapësirat publike, i ka kapacitetet.Ilva Tare: Ndaj qytetarëve , jo ndaj kriminelëve..Edi Rama: Kurse përsa i përket kriminelëve, ju siguroj se është reagimi më i fortë që ka pasur nodnjëhërë policia e shtetit sepse flasin shifrat dhe faktet. Sepse flet fakti që në Shqipëri kishte një republikë të turpit mu në Lazarat dhe ajo republikë nuk ekziston më. Sigurisht që kur gjërat bëhen duken të lehta sepse bëhen, po ja që ne jemi këtu edhe për t’i kujtuar, apo jo?Ilva Tare: Jo, patjetër, por do mburreni gjatë me Lazaratin apo do të ketë edhe aksion tjetërEdi Rama:…dhe nuk ka një polici kundër qytetarëve, por ka një polici që i trajton të gjithë qytetarët të barabartë përpara ligjit. Nuk ka një polici që i bie ndesh interesave të qytetarëve, por ka një polici që sot gëzon respektin e qytetarëve më shumë se ce ka pasur ndonjëherë Policia e Shtetit.Ilva Tare: Ka një polici që në fakt po ndalon, po arreston edhe qytetarët që shkelin semaforin e kuq, edhe ata që nuk kanë paguar dritetEdi Rama: Po pse semaforin e kuq e vendosi qeveria apo është aty që kur ka filluar të ketë trafik në Shqipëri?!Ilva Tare: Pra siç po ndëshkohen ata nuk po ndëshkohen kriminelët, apo ata që janë njerëzit më problematik…Edi Rama: Për çfarë e keni fjalën se nuk ju kuptoj?Ilva Tare: Ka shumë raste, rasti i djeshëm është njëri prej tyreEdi Rama: Ku hyn policia në rastin e djeshëm, flisni për gjykatën apo flisni për policinë e shtetit, flisni për sistemin e drejtësisë, apo flisni për sistemin e qeverisjes. Nëse flisni për sistemin e drejtësisë unë jam dakord me ju, është e vërtetë që ka një pandëshkueshmëri shumë të lartë, dhe meqë jemi këtu, këto janë fashikuj të tërë të punës së Policisë së Shtetit dhe të punës së Gjykatës.Armëmbajtje pa leje, tentative vrasje policia e arreston, Prokuroria i kërkon burg, gjykata i jep detyrim paraqitje. Tentative vrasje, policia e arreston, prokuroria kërkon burg, gjykata i jep detyrim paraqitje. Armë mbajtje pa leje, policia e arreston, prokuroria kërkon burg, gjykata i jep arrest shtëpie. Armë mbajtje pa leje, policia e arreston, prokuroria kërkon burg, gjykata i jep arrest shtëpie. Armëmbajtje pa leje, policia e arreston, prokuroria kërkon burg, gjykata i jep arrest shtëpie.Ilva Tare: Po shpallni fajtor gjykatën taniEdi Rama: Armëmbajtje pa leje, policia e arreston, prokuroria kërkon burg, gjykata i jep arrest shtëpie. Si po shpall fajtor?Ilva Tare: Po këtë po bëni tani, po shpallni fajtor për krimet e këtij vendi, fajtor gjykataEdi Rama: Gjykatën sapo e keni shpallur ju fajtor…Ilva Tare: Jo nuk e shpalla unë, janë statistikat që po numëroni juEdi Rama: Po e shpallni ju duke e kërkuar në drejtim të gabuar fajin lidhur dhe me subjektin në fjalë, sepse dënohet dy apo dënohet 12, këtë e vendos gjykata dhe nuk e vendos opozita e asaj kohe dhe sesi shkojnë punët në gjykata nuk e vendos as qeveria dhe as policia. Detyra e policisë është kjo, dhe meqë ju duke jellë këtu zërin…Ilva Tare: Të qytetaritEdi Rama: Të opozitarit, jo qytetarit..Ilva Tare: Jo jo, unë zërin e qytetarit sjell, nëse ju cdo qytetar ju duket opozitar në këtë vend keni ju ndonjë problem me qytetarinEdi Rama: Unë nuk besoj se shumica e qytetarëve kanë problem me policinë…Ilva Tare: Nuk nuk thashë shumica, thashë qytetariEdi Rama: Po mirë pra zërin e opozitarit, e qytetari opozitarIlva Tare: Se ju shumicën tuaj kushedi kë shihni këtë kohëEdi Rama: Po nuk ka rëndësiIlva Tare: Një qytetar që i shikon gjerat ndryshe nga juEdi Rama: Po unë nuk thashë zërin e PD, thashë zërin e opozitarit, e qytetarit opozitarIlva Tare: Të jesh i sigurt që edhe ata nuk do të mendojnë kështuEdi Rama: Dhe ju siguroj që është një zë në minorancë sepse policia e shtetit është në krye të detyrës si kurrë më parë dhe po ne do ta shtojmë policinë me 1200 efektivë të tjerë, sepse kemi trashëguar policinë e shtetit me numrin më të ulët për frymë në rajon dhe me nivelin më të ulët të edukimit.Ilva Tare: Kjo ka bërë që disa nga kritikët tuaj, jo domosdoshmërisht nga opozita thonë që po ndëtohet një shtet policor dhe jo një shtet ligjor. Madje policia do të kontrollojë prokurorët, gjykatësit …Edi Rama: Këto janë broçkulla, ndërkohë që duhet të me thoni se cilin ligj nuk duhet të zbatojë opolicia dhe pse. Ka një ligj që shkelet semafori i kuq? Ka një ligj që thotë që nuk vidhet energjia elektrike? Pse qenka ligj policor që nje që vjedh energjinë  duhet të dërgohet në burg? Ka një ligj që thotë që kush ka armëmbajtje paleje duhet të ndalohet dhe pse qenka shtet policor që policia i merr i arreston dhe ndërkohe gjykata i liron të gjithë dhe kur vjen puna ata të cilët duhet të bashkojnë zërin me ne për tju kundërvënë hapur këtij sistemi që i është kundërvënë i gjithë planeti, i kundërvihen policisë dhe thonë mos prekni gjykatat?Ilva Tare: Ja u them unë cfarë thonë kritikët. Rreziku është që çdo veprim i bërë nga policia nëse tejkalon ligjin dhe kompetencat e saj mund të ktheheni edhe ju i rrezikshëm, bashkë me policinë, dhe shqiptarët kanë të drejtë të kenë frikë z. Rama se kanë qenë 45 vjet në diktaturë.Edi Rama: E kuptoj. Jo, shqiptarët kanë nja 25 vjet në rrumpallë dhe problemin nuk e kanë se ku kanë qenë para 25 vjetëve, problemin e kanë si do dalin nga anarkia.Ilva Tare: 11 vjet prej të cilave ju keni qenë kreu i Bashkisë së TiranësEdi Rama: Problemin e kanë si do dalin nga anarkia.Ilva Tare: Jo problemin e kanë që të ndërtohet shtet ligjor, jo shteti juaj personal apo i ministrit të radhës…Edi Rama: Kur policia….çfarë do të thotë shtet personal?Ilva Tare: Shtet ligjorEdi Rama: Kush është shteti ligjor sipas jush?Ilva Tare: Që eshte i barabartë për të gjithë qytetarëtEdi Rama: Po patjetër, sigurishtIlva Tare: Po garantohet kjo siguri?Edi Rama: Që barazia përpara ligjit garantohet për të gjithë qytetarët, duhet të kemi një drejtësi që ta barazojë këdo përpara ligjit.Ilva Tare: Po derisa të arrijmë atje do i shkelim për disa, ska problem?Edi Rama: Që të arrijmë deri atje policia ka detyrë t'i trajtojë të gjithë përpara ligjit. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që ministrant të marrin gjoba njësoj për qytetarët për parkimin e gabuar, apo deputet të marring juba si të gjithë qytyetarët.Kutia e ndihmës së shpejtëIlva Tare: Kam dhe një zë tjetër që vitet e fundit nuk ka qënë kritik me ju, është Mero Baze, që flet për klientelizëm në aksionet e qeverisë: “Forcimi i Kodit Rrugor në disa pika është i nevojshëm, - thotë Baze, - por fushatat plaçkitëse me gjoba hanë diskutim. Fjala vjen, fushata për kontrollin e kutive të ndihmës së shpejtës, bie pak erë klientelizmi, pasi policia duket sikur është orientuar tek disa kuti.” A ka klientelizëm në këtë fushatë, z.Rama?Edi Rama: Jo, nuk ka klientelizëm! Kutinë e ndihmës së shpejtë nuk e kemi vënë ne në ligj. Ne nuk kemi vënë në ligj pothuajse asgjë nga ato që kërkojmë. Ligjet kanë qënë aty, të shkruara, por s’i ka zbatuar kush dhe tani ne kemi përgjegjësinë t’i zbatojmë, por ne nuk mund të marrim fajin pse po i zbatojmë. Kutia e ndihmës së shpejtë është në ligj. Nuk e kemi vënë ne në ligj dhe Policia, e cila ka marrë urdhër të zbatojë me përpikmëri ligjin, ka kërkuar edhe këtë. Jemi tërhequr përkohësisht nga kjo pikërisht për shkak të sensibilitetit, që u krijua dhe për t’i dhënë kohë dhe njerëzve ta mësojnë dhe këtë dhe t’i adaptohen ligjit.Ne jemi kandidatë për në BE. Ne po përpiqemi në një rrugë, ku shumë shpejt do të ketë dhe negociata me BE-në dhe këto gjëra për të cilat ne diskutojmë sot dhe këto çështje për të cilat ne humbasim kohën e njeri – tjetrit, shtet policor, shtet jopolicor, janë elementare.Me sa duket, shumëkush nga minoranca e zhurmshme, se shumica e heshtur është shumë më e qartë, nuk e kanë idenë fare se në çfarë do të përballet Shqipëria në kuptimin e zbatimit të ligjit kur vjen puna tek standartet e BE-së. Këto nuk janë standarte…Ilva Tare: Njerëzit kanë udhëtuar jashtë, i kanë parë besoj…Edi Rama: Jo, jo! Kërkesat që ka Bashkimi Europian për të kaluar nga një vend kandidat, në një vend anëtar, se çfarë detajesh; kutia e ndihmës së shpejtë, për shembull, është një element nga më elementarët dhe më qesharakët dhe…Ilva Tare: Besoj se kërkesa e tyre më e rëndësishme është të luftohet korrupsioni në nivelet më të larta, apo jo?Edi Rama: Dakord, dakort!Ilva Tare: Nuk është kjo kërkesa e Bashkimit Europian për të hapur negociatat?! Kutia e ndihmës së shpejtë ka qënë problemi?Edi Rama: Unë nuk e kuptoj përsëri bisedën! Sinqerisht.Ilva Tare: Sepse duket sikur merremi me vogëlsira përballë problemeve shumë të mëdha që janë para syve dhe tuajve dhe të shqiptarëve.Edi Rama: Zonjë, ne merremi me detyrat tona, nga më të mëdhatë deri tek më të voglat dhe…Ilva Tare: Dakord. Në opinionin publik, jo vetëm në minorancë, lini përshtypjen se ka klientelizëm.Edi Rama: ...dhe ne nuk mund t’i themi Policisë së Shtetit, shiko, gjërat e mëdha janë këto e këto janë ca gjëra të vogla, ju mos i zbatoni. Ndërkohë që, sigurisht, nëse identifikojmë opinionin publik me disa kritikë, që nuk marrin mundimin fare as të lexojnë ligjin, as të verifikojnë sa e vërtetë është kjo që themi ne, sa e vërtetë është ajo që thuhet, atëherë patjetër që duket sikur përplasemi për dy të vërteta. Por nuk ka dy të vërteta, ka një të vërtetë në këtë rast dhe e vëreta në këtë rast është kjo që po ju them unë.Koalicioni kunder terrorizmit Ilva Tare: Të flasim për përfshirjen e Shqipërisë në koalicionin kundër Shtetit Islamik. Shqipëria është përfshirë në atë koalicion dhe edhe këto ditët e fundit ka pasur reagime nga dy ministrat tanë, Bushati dhe Kodheli, se Shqipëria nuk është e përjashtuar nga fakti se është e rrezikuar nga terrorizmi, edhe për shkak të përfshirjes në këtë koalicion, por edhe për shqiptarët që janë përfshirë në luftën në Siri. A ka vend për alarm, realisht? Edi Rama: Shqipëria nuk është e rrezikuar se është përfshirë në këtë koalicion. Shqipëria është përfshirë në këtë koalicion, sepse është e rrezikuar. Janë dy gjëra të ndryshme dhe s’ka vend për alarm, por ka vend për një vetëdije të plotë se bota sot është e rrezikuar nga terrorizmi dhe Shqipëria nuk është jashtë botës; përkundrazi është pjesë e pjesës më të rrezikuar të botës demokratike.Ilva Tare: A e kemi vendimin e posaçëm për ngritjen e Njesisë Antiterror? Është marrë tashmë? A do të kemi përforcim të kësaj njesie? A jemi ne nën mbrojtjen e një aleati më të fortë se Shqipëria, për shkak të këtij rreziku?Edi Rama: Ne jemi anëtarë të NATO-s dhe s’besoj se ka ndonjë forcë më të madhe mbrojtëse sesa NATO që të mund ta aspirojmë; jemi pjesë e forcës më të madhe mbrojtëse dhe si të tillë, sigurisht, nuk kemi asnjë rrezik special.Lirimi i ish Guvernatorit Fullani dhe sistemi i drejtesiseIlva Tare: Dakord, pra, nuk ka vend për panik dhe alarm në informacionet tuaja. Do të kthehemi në një çështje tjetër, që sot ishtë në lajmet kryesore të ditës, besoj se do ta keni ndjekur, kalimin nga Gjykata e Lartë vetëm për detyrim paraqitjeje për ish-Guvernatorin Fullani dhe ish-Kryeinspektoren Golemi. Drejtësia, po e heton mirë, grabitjen e Bankës së Shtetit, z.Kryeministër? Sipas jush.Edi Rama: Nuk jam në brendi të hetimit, por di të them se përsa më takon jam shumë i angazhuar që Banka e Shqipërisë të dalë më e pavarur, më e sigurtë dhe pa as më të voglin dyshim, me më shumë integritet nga kjo krizë e rëndë që kaloi.Ilva Tare: Ka rënë në sy megjithatë fakti se nga arrestime të bujshme dhe pranga që iu vunë Guvernatorit, sot në qeli është vëtëm Bitraj, i cili u vetëdorëzua në Polici. Mund të jetë drejtësia duke bërë sërish ato vendime që ju i thatë pak më parë - për drejtësinë e dikurshme të paktën – dhe të jetë me vendime, që nuk po zbardhin të vërtetën?Edi Rama: Po më pyesni mua tani?Ilva Tare: Po kë duhet të pyes?Edi Rama: Jo, sepse unë kam gjysëm orë që po flas për një drejtësi, që nuk funksion në Shqipëri dhe nuk kam...Ilva Tare: Edhe në këtë rast nuk po funksionon?Edi Rama: ...dhe nuk kam ndërmend të bie në kurthin që të bëj komente specifike për një rast apo për një rast tjetër, sepse kësaj i thonë “kur të intereson, duhet folur për këtë, kur s’të intereson, s’duhet folur për këtë.” Unë e përsëris se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është një kancer, që duhet pastruar. Nuk mund të pastrohet me kozmetikë, nuk mund të pastrohet me aspirina, nuk mund të pastrohet përveçse me terapi intensive dhe operacion radikal. Ne jemi në proces, reforma në drejtësi ka nisur, do ta çojmë atë përpara me vendosmëri, do të kërkojmë gjithpërfshirje, por nuk do të ndalojmë dhe nuk do të lejojmë që askush të na i lidhë këmbët me pretekstin e gjoja pavarësisë së sistemit. Kjo nuk është një drejtësi e pavarur, kjo është një drejtësi e kapur nga gjithfarëlloj interesash, përveç interesit kombëtar dhe interesit të popullit dhe qytetarit shqiptar.Reforma ne drejtesi Ilva Tare: Z.Rama, po sa i besueshëm do të jetë një sistem drejtësie që e ngre një mazhorancë? Cilado qoftë ajo. Se thatë që do të bëjmë thirrje për gjithpërfshirje; nëse s’ka gjithpërfshirje, do të vazhdojmë, ç’ka do të thotë se do të jetë drejtësi e bërë prej jush, prej mazhorancës që ju drejtoni.Edi Rama: Unë nuk di në ndonjë vend ndonjë reformë drejtësie të bërë pa mazhorancë. Unë di…Ilva Tare: Jo, ne dimë raste kur bëhet edhe me opozitë.Edi Rama: Unë di që ka vende ku bëhet bashkë me opozitën, ka vende ku bëhet edhe pa opozitën, por e rëndësishme është…Ilva Tare: Pa opozitën, kryesisht në diktatura!Edi Rama: Ah,po? E sigurtë? Flas për vende të Bashkimit Europian.Ilva Tare: Që bëjnë pa opozitën? Reformë në drejtësi? Prekin edhe Kushtetutën?Edi Rama: Po!Ilva Tare: Edhe Kushtetutën?!Edi Rama: Po! Flas për vende të Bashkimit Europian, ndërkohë që…Ilva Tare: Mund të na jepni ndonjë shembull? Na iluminoni edhe ne.Edi Rama: Ndërkohë që prekja e Kushtetutës, në rastin konkret, kërkon vota që janë përtej votave të mazhorancës, por unë flas për vende të Bashkimit Europian, që bëjnë reformë në drejtësi. Edhe pa opozitën. Dakord? Dhe nuk ka asnjë çudi në këtë mes, përkundrazi është vullnet i popullit sovran dhe kur shumica i ka votat, ka detyrimin të bëjë reformat. Nëse nuk i ka votat, s’ka sesi t’i bëjë.Por sigurisht që reforma është përgjegjësi ekskluzive e shumicës sepse nesër, askush nuk mund të na justifikojë ne, jo vetëm në Shqipëri, por as jashtë, që kemi 80 e kusur vota dhe s’e bëkemi reformën se s’dashka opozita ose se opozita është kthyer në qeveri në mërgim. Kush do të na justifikojë ne?! Kush do të na e falë ne këtë, pas katër vjetësh?! Do të na e fali BE-ja, mendoni ju, apo do të na e fali, populli shqiptar?! As njera, as tjetra!Ilva Tare: Megjithatë, për të bërë reformën që ju thatë që keni nisur dhe deklaruar deri tani, do t’ju duhen dhe ndryshime në Kushtetutë. Kështu janë shprehur ekspertët. A mund të na thoni nëse do të shkohet deri aty?Edi Rama: S’jam unë fare që mund ta them këtë gjë. Reforma është një proces që në radhë të parë është në dorën e njerëzve që janë profesionistë dhe ekspertë dhe patjetër që janë ata që vendosin piketat e reformës. Mbështetja politike për reformën është absolute. Për sa më takon, qoftë unë, qoftë bashkëkryetari i Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe Kryetari i Kuvendit, politikisht jemi plotësisht në mbështetje të reformës në drejtësi. Jemi shumë të interesuar të përfshihen të gjithë, por e përsëris, nuk do të lidhim për asnjë moment, këmbët tona me alibitë e të tjerëve.Negociatat me presidentin për guvernatorin e ri Ilva Tare: Presidenti e ka bërë të qartë që është për një guvernator shqiptar në krye të Banks së Shqipërisë dhe ju nuk e keni fshehur preferencën tuaj për një guvernator që vjen nga jashtë. Mund të na thoni ndonjë detaj rreth takimeve me Presidentin e Republikës?Edi Rama:  Nuk mund të bëj publike takimet me Presidentin e Republikës. Sa i takon opinionit tim për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, do t`ju thosha se ne duhet të kemi një standart shumë të lartë në përzgjedhjen e guvernatorit, ne nuk duhet të përjashtojmë edhe një guvernator që nuk është shqiptar, sepse nuk jemi të parët që do ta bënim një gjë të tillë, nëse do ta bënim.Ka shumë vende me eksperiencë që kanë guvernatorë të huaj, aq më tepër që në Shqipëri nuk më duket aq e lehtë që të gjenden persona për të qenë anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës, e jo më për guvernator. Kështu që pa përjashtuar njërën, sigurisht që ne jemi shumë të hapur edhe për tjetrën.Ka shumë shqiptarë që punojnë në institucione të njohura ndërkombëtare, p.sh. personi që ne kemi përzgjedhur si qeveri për anëtare të Këshillit Mbikëqyrës, është një shqiptare e panjohur për publikun dhe për ne, deri në momentin kur hapëm aplikimin, bëmë fazën e seleksionimit, bëmë dje intervistat me një komision profesional dhe doli kandidatja më konsensuale në këtë dëgjesë.Sigurisht të tillë ka dhe të tjerë dhe, nëse do të jenë në një standart të përshtatshëm për ambicien që kemi, sigurisht që nuk ka problem.Dhuna ndaj Strazimirit dhe bojkoti i opozitësIlva Tare: Shqipëria dhe shqiptarët janë pa një jetë të rregullt parlamentare që është kusht për një demokraci funksionale, a do të merrni ju një hap konkret që të afroni opozitën të vijë në Parlament. Një nga arsyet për të cilat opozita është larguar nga Parlamenti në korrik ka qenë dhuna ndaj deputetit Strazimiri. A mund të bënit ju një një xhest konkret për të dënuar deputetët?Edi Rama: Për ti dënuar me vdekje apo në burg, si ti dënojmë?Ilva Tare: Jo jo për ti dënuar nga grupi parlamentar i PS, mund ti përjashtonit, mund ti ndëshkonit, gjeni vetë format, jeni kreativ në atë drejtim. Për ti treguar opozitës se jeni serioz, duke mbajtur qëndrim ndaj atyre që janë të dhunshëm në parlament.Edi Rama: E para e punës, jemi në një bisedë serioze dhe duhet të jemi të kujdesshëm të mos bëhemi qesharakë. Ajo që ndodhi ka qenë diçka e shëmtuar dhe e pajustifikueshme. Nuk ka ndodhur për herë të parë, ka ndodhur shumë herë. Fakti që nuk ka ndodhur për herë të parë nuk e bën më të justifikueshme. Ne kemi mbajt qëndrim shumë të qartë, ndëshkimi, masa administrative është dhënë.Në grupin parlamentar të PS-së kemi qenë në një mendje dhe madje edhe në rregullat e shkruara të grupit do të inkludojmë edhe këtë çështje si pjesë të etikës së deputetit me sanksionet përkatëse të grupit. Por në këndvështrimin tim po kaq e shëmtuar është dhe dhuna verbale dhe konsiderata për dhunën verbale si liri fjale. Por kjo është çështje etike. Më shumë se kaq ne nuk mund të bëjmë.Përgjegjësia është individuale dhe kush ndërmerr një hap të gabuar do të paguajë për atë hap. Po ne as mund ti dënojmë me vdekje, as me burg dhe as mund ti përjashtojmë deputetët e grupit tonë parlamentar në kushtet kur kjo ka ndodhur dhe nuk e kemi pasur diçka të diskutuar as parashikuar se nuk ka qenë problemi ynë.E kemi kthyer në rregull tonin që kush do ushtrojë dhunë mbi kolegët do sanksionohet dhe nga grupi parlamentar dhe në rast përsëritje do përjashtohet pa të drejtë kandidimi. Çfarë do bëjmë ne më shumë? Kjo u bë si ajo thellohu Mehmet thellohu. Ne nuk jemi në kohën e Shtëpisë së Oficerëve, ata janë në Shtëpinë e Oficerëve.Marrëdhënia me shefin e opozitës Basha8Ilva Tare: E mbani mend këtë moment.Tek festa e Austrisë kam përshtypjen.Jeni shumë afër me kreun e opozitës, do shkoni të takoheni me kryeministrin e Serbisë javën tjetër. Është takuar Thaçi me Daçiç, dy vende që kanë qenë në luftë. Kaq të vështirë e keni ju përfaqësues të një brezi të ri të politikës të takoheni me njëri-tjetrin, të gjeni mënyrën për të bashkëpunuar.Edi Rama: Çfarë është?Ilva Tare: Foto, një pamje.Edi Rama: Edhe?Ilva Tare: Më bën përshtypje që shmangeni, i ktheni kurrizin njëri-tjetrit.Edi Rama: Kthimi i kurrizit është një akt që e bëjnë dy njerëz që janë përballë njëri-tjetrit. Aty janë dy njerëz që janë secili në punë të vet.Ilva Tare: Po pikërisht ky është problemi, që janë secili në punë të vet dhe flasim për një opozitë që bojkoton. Janë mazhorancat ato që paguajnë koston, siç e pagoi mazhoranca e djeshme kur ju bëtë bojkotin.Edi Rama: Kur të më thoni se kush është pengesa që qeveria ka në dorë t’ia heqë opozitës për të ardhur në Parlament do t’ju them keni të drejtë. Kush është pengesa?Ilva Tare: Pyeteni zotin. Basha. Thirreni në takim, kërkoni mënyrë të bisedoni me të.Edi Rama: E kuptoni se çfarë po flisni tani?Ilva Tare: Unë e kuptoj, ju e kuptoni pyetjen?Edi Rama: Opozita kur është opozitë, jo qeveri në mërgim që e konsideron qeverinë ilegjitime thotë.. Nëse do flasim për folklorizëm këtu është bërë shumë folklor. Opozita bën prezent problematikën dhe thotë unë bojkotoj parlamentin për këto arsye 1-2-3-7-12. Dhe unë kërkoj 1-2-3-7-12 kërkesa që të kthehem. Nuk i ka thënë këto fare.Ilva Tare: I ka thënë zoti RamaEdi Rama: Po si ka thënë pra.Ilva Tare: Do ti përgjigjeni faktit që opozita kërkon të zbatohen vendimet e gjykatës Kushtetuese, të dënohen aktet e dhunës që ka ndodhur në parlament dhe të largohen të inkriminuarit nga strukturat drejtuese të vendit?Edi Rama: Këto janë fletë rrufe që as më interesojnë fare. Unë di të them që parlamenti nuk është i qeverisë. Është i të zgjedhurve të popullit dhe të zgjedhurit e popullit në parlament nuk janë se do njëra palë apo tjetra.Kush ikën ka arsyet e veta që të ikë dhe kush do të kthehet bën prezent çfarë kërkon për tu kthyer. Ne nuk kemi asgjë në dorë më shumë sesa kemi bërë. Kemi votuar komisionet hetimore siç i kërkonin, edhe pse i kemi kundërshtuar sepse mendonim se ojekti i komisioneve ka qenë i papranueshëm nga pikëpamja kushtetuese. I kemi votuar siç i kanë kërkuar. Komisionet i kanë aty pse nuk vinë të bëjnë hetimin? Për sa ndodhi kemi mbajtur qëndrimin tonë. Tani ne nuk mund të bëjmë autokritika se do opozita çdo ditë edhe ti lutemi aman hajdeni këtu se ne do ikim që këtu. Se nuk do të ikim që aty.Reforma territoriale dhe rreziku për zgjedhjet lokaleIlva Tare:Po ka dhe një reformë të rëndësishme që keni bërë. Reforma territoriale që nuk e njeh opozita dhe që mund të rrezikojë dhe zgjedhjet e afërta lokale.Edi Rama: Pse?Ilva Tare: E kanë çuar në gjykatë Kushtetuese, do të shprehet..Edi Rama: Është e drejtë e opozitës për të hyrë ose jo në zgjedhje. E ka thënë dhe paraardhësi im. Në këtë pikë jam dakord me të. Zgjedhjet bëhen, kush forcë do të marrë pjesë në zgjedhje merr, kush forcë nuk do të marrë pjesë nuk merr. Çfarë problemi ka këtu?Ilva Tare: Problem ka se…Edi Rama: Kush është problemi?Ilva Tare: Demokraci funksionale pa pjesmarrjen e opozitës në zgjedhje nuk ka besoj.Edi Rama: Flasim për një parti njëherë, se ka shumë parti.Ilva Tare: Partia më e madhe në opozitë.Edi Rama: Po mo, vendos të bojkotojë zgjedhjet i bojkoton.Çfarë problemi ka këtu? Nëqoftë se gjykata Kushtetuese do të shprehet dhe do të thotë që kjo që ne kemi bërë.. dhe kanë bërë shumë mirë që e kanë çuar në gjykatë Kushtetuese se ne do të kemi një vendim të gjykatës Kushtetuese. Nëse gjykata Kushtetuese do të thotë ky është vendim antikushtetues sigurisht që ai vendim do të bjerë. Nëse do të thotë se vendimi është kushtetues, çfarë do të bëjmë, nuk do të hymë në zgjedhje?Ilva Tare: Pra do ta zbatoni nëse thotë që reforma është antikushtetuese?Edi Rama: Ju lutem shumë mos fyeni inteligjencën time.Nuk ka asnjë vendim të gjykatës Kushtetuese që ne nuk e kemi zbatuar.S’ka nevojë për nëse… Nuk ka mundësi të mos zbatohet vendimi i gjykatës Kushtetuese.Opozita bën spekulim lidhur me komisionet hetimore sepse ka pasur debat për objektin, nuk ka pasur debat të ngrihet apo të mos ngrihet Komisioni.Marrëdhëniet me grupin parlamentar të PS dhe kryetarin Ruçi Ilva Tare: Marrëdhëniet me grupin parlamentar të PS?Edi Rama: Shumë të mira.Ilva Tare: E keni përgatitur këtë përgjigje?Edi Rama: Shumë të mira.Ilva Tare: Nuk ka asgjë me kryetarin e grupit Ruçi, Ministrat?Edi Rama: Prandaj ju thashë shumë të mira.Se kur thoni ju të hyjmë te politika, se politika është ekonomia, rendi, arsimi, bujqësia. Ju këto i konsideroni çështje të dorës së dytë. Kur thoni ju të hyjmë te politika, prandaj ju thashë unë thoni hajde të hyjmë tek thashethemet. Jo ju por të gjithë këto sallonet.Ilva Tare: Kjo është një mënyrë e juaja për të mos u përgjigjur?Edi Rama: Këto nuk i konsideroj fare si çështje me interes publik dhe nuk i konsideroj fare arsye për të humbur kohën time.Ilva Tare: Si, debatet që kanë lidhje me mënyrën si po qeveriset partia juaj nuk kanë kuriozitet publik?Edi Rama:Jo për sa kohë ato nuk janë publike.Ilva Tare: Po ishin publike, zoti Ruçi i bëri publike në parlament.Edi Rama: Ne këto gjëra i kemi pjesë organike të të qenit tonë në AND e PS. Është Parti Demokratike PS. Është partia ku jo vetëm socialistët, por dhe demokratët kanë të vetmin model demokratik të një partie. Këto nuk janë fare probleme.Zgjedhjet vendore 2015 Ilva Tare: U bë publik fakti se keni bërë një sondazh për emrat e mundshëm që mund të kandidojnë për Bashkinë e Tiranës, është e vërtetë?Edi Rama: Kjo është një gënjeshtër publike e shitësve të gazetave.Ilva Tare: Keni menduar një emër për bashkinë e Tiranës?Edi Rama: JoIlva Tare: Është herët?Edi Rama: Nuk kam menduar emër për bashkinë e Tiranës.Ilva Tare: Se dhe shumë herët nuk është..Edi Rama: Kur ta keni ju radhën që të mendoni për bashkinë e Tiranës, mendoni në kohën që përcaktoni ju.Ilva Tare: A ka ndonjë mundësi që kandidati të jetë nga LSI, aleati juaj në qeverisje?Edi Rama: Nuk kam menduar dhe nuk kemi menduar konkretisht asgjë për kandidaturat për zgjedhjet vendore. Nuk është problemi ynë, është problemi ynë i fundit t’ju them të drejtën, sepse problemi ynë themelor është si ta bëjmë Shqipërinë të funksionojë shumë më mire, sepse refroma që kemi bërë është reforma më e rëndësishme besoj unë e këtyre 20 viteve. Ajo reforma territoriale, në të mirë të popullit shqiptar dhe në të mirë të qytetarit shqiptar.Marrëdhëniet PS-LSIIlva Tare: Si është marrëdhënia juaj me zotin. Meta. Po funksionon koalicioni përveç se në nivel ekzekutiv edhe në bazë?Edi Rama: Nuk ka fare çfarë ju duhet atyre që nuk janë pjesë e partive tona sesi funksionon koalicioni në bazë. As këtë nuk e kam kuptuar ndonjëherë se çfarë ju duhet sesi funksionon koalicioni në bazë. Nëse doni ta dini, merrni tesërën ose të PS ose LSI dhe hajdeni e merrni vesh të gjitha. Po këto pyetje janë tamam thashetheme sallonesh. Nuk është fare me interes publik kjo. Ajo që mund tu them unë është që marrëdhënia jonë është e shkëlqyer dhe ky koalicion ka bërë në 14 muaj atë që nuk është bërë në shumë vite të marra sëbashku për nga itensiteti i reformave, për nga thellimi i reformave dhe po mbjell në fillim të mandatit shumëçka që në fund të mandatit njerëzit do të shohin se do të ketë të korra shumë të mbara.Rifreskim të kabinetit qeveritar Ilva Tare: Keni deklaruar pak kohë më parë se do të reagoni për ndryshime në kabinet vetëm kur të ketë skandale. Kush është skandal për ju?Edi Rama: Këtë e keni thënë ju në fakt nëpër mediat duke u nisur nga thashethemet dhe deformimet e atyre që unë kam thënë në një mbledhje të mbyllur. Dakord? Por se kush është skandal për mua kjo është shumë e qartë dhe lidhet drejtpërdrejtë me shkeljen e ligjit apo të etikës së Ministrave.Nuk ka pasur të tilla deri tani.Ilva Tare: Keni menduar të rifreskoni ndonjë pjesë të kabinetit?Edi Rama: Për çfarë arsye? Apo se u lodhën?! Nuk shoh asnjë shenjë lodhje përkundrazi ritmi do të shkojë duke u intensifikuar. Ajo që thonë se ç’janë këto janë aksione, nuk bëhet qeverisja me aksione. Në fakt nuk janë aksione, është ritëm në intensifikim i proçesit qeverisës. Dhe unë e kam thënë, ky është vetëm fillimi. Reformat do të shkojnë shumë thellë sepse ua u kam thënë deputetëve, ua përsëris këtë çdo javë Minsitrave. Nuk jemi zgjedhur për të qëndruar me çdo kusht në pushtet, jemi zgjedhur për të bërë zgjedhjet e duhura për këtë vend dhe ata njerëz që na zgjodhën. Kështu që pushtetin do ta përdorim për njerëzit dhe për të bërë reformat që nuk janë bërë për 20 vjet me radhë, sepse kush e ka pas pushtetin ka menduar sesi ta shtyjë në pushtet duke u pajtuar me gjithëfarëlloj bataqesh dhe duke u munduar ti vërë njerëzit në gjumë. Ne nuk do të lëmë njeri në gjumë, të gjithëve do tu japim mundësi që të ecin dhe të vrapojnë.Premtimi para zgjedhjeve dhe dalja në ekran si KryemistërIlva Tare: Sot jeni i ftuar në shtëpinë e Ora News dhe ndoshta kjo pyetje tingëllon pak e ekzagjeruar, por keni premtuar para se të fitonit zgjedhet se kur të ishit Kryeministër shqiptarët nuk do t’ju shihnin përditë në ekran. Në fakt jeni në ekran pothuajse pjesën më të madhe të ditës, për shkak të aktiviteteve që zhvilloni dhe fjalimeve që mbani.Edi Rama: Unë i jam referuar mitingjeve në tavolinën e qeverisë. Kam thënë nuk do të më shikoni në ekran duke bërë mitingje kundër opozitës që nga tavolina e qeverisë deri nëpër rrugët e Shqipërisë. Nuk besoj se deri tani kam bërë ndonjë miting antiopozitar, edhe këtu sot. Ndërkohë që edhe këtu bëheshin mitingje, megjithëse këtu nuk vinte ai, po në vend tjetër. Beheshin mitingje kundër opozitës. Nuk e di, pse nuk vinte këtu paraardhësi im?Ilva Tare: Mund ta pyesni.Edi Rama: Meqë jemi në shtëpinë e Ora News.Ilva Tare: Mund ta pyesni, kur ta takoni besoj.Eksperienca si baba për herë të dytëIlva Tare: Zoti. Rama, Zaho si është?Edi Rama: Zaho shumë mirë, shumë shumë mirë.Ilva Tare: Eksperienca si baba për herë të dytë?Edi Rama: Tani kjo është post thashethem, story.Ilva Tare: Jo nuk është thashethem, jam vërtet kurioze të di si e ndani kohën midis Kryeministrisë..Edi Rama: Nuk besoj që ky është një kuriozitet që unë mund ta shuaj, sepse jam shumë xheloz për jetën private.Ilva Tare: Keni dalë në media, ne rrjetet sociale duke ecur shpesh i vetëm në ambientet para bulevardit, e keni moment relaksi?Edi Rama: Unë do isha vetëm në këmbë brenda qytetit nëqoftëse nuk do kisha rezistencën e parezistueshme të sigurisë. Për mua sidomos në zonën qëndrore, ecja në këmbë është kënaqësi. Jam shumë shumë xheloz për ata që mund ta bëjnë pa pasur problem. Dhe më vjen shumë keq për ata që nuk e bëjnë por rrinë, përdorin makinën për distanca shumë të shkurtra.Ilva Tare: A është shumë ndryshe të jesh Kryeministër i kësaj Shqipërisë sonë nga ideja që keni pasur para se të merrnit pushtetin?Edi Rama: Jo absolutisht. E kam pas shumë të qartë se çfarë më pret. Ja shumë i vendosur që të bëj të gjitha gjërat që kam menduar se duhet të bëj, nëse njerëzit do të ma jepnin këtë mundësi për të cilën do tu jem gjithmonë mirënjohës.Vizita e Rames ne BeogradIlva Tare: Jemi drejt fundit. A ka ndryshuar axhenda për vizitën në Beograd? Mediat thonë se nuk do shkoni në PreshevëEdi Rama: Nuk lexoj gazeta. Besoj që është mjaft për Tonight. Mezi po pres të më thoni Natën e Mirë.Ilva Tare: Besoj nuk do keni dron më vete, sic kishte vëllai juaj, të paktën kështu pretendon kryeministri serb, VuçiçEdi Rama:: Jo nuk do kem dron kjo është e sigurtë për këtë herë. Kryeministri Rama njoftoi prezencën në emision në faqen e tij zyrtare në fb: