Ndryshimet në kodin penal, burg për këdo që ndërton pa leje
Tiranë- Të gjithë ata qytetarë të cilët do të ndërtojnë pa leje, do të përfundojnë në burg. Këtë qëllim ka qeveria me ndryshimet që po përgatit në kodin penal.Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, tha se parashikohet denim deri në 1 vit burg për ata që ndërtojnë në tokën e vet, ndërsa 2 deri 8 vjet burg për ata që ndërtojnë për qëllime fitimi.“Ndryshimet janë për të ndëshkuar këdo që guxon në tokë publike, në tokë shtetërore, në tokë të tjetrit, kushdo që ndërton edhe në tokën e vet porn ë ndryshim nga ai që jeton një shtëpi për të jetuar dhe futur kokën, ndërton pallate apo supermarket, të gjithë këta janë të rrezikuar të shkojnë në burg.Nëse dikush ndërton në tokën e vet pa leje, dënimi shkon deri në 1 vit burg. Ai që ndërton për të fituar kanë një dënim 2-8 vjet” tha ajo.