LDK-ja ka vendosur, marrëveshje me Bllokun, Mustafa Kryeministër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2014, 09:37
Kosovë- Marrëveshja mes partive të Bllokut duhet të rikonfigurohet, ndërsa Isa Mustafa do të marrë drejtimin e Qeverisë së re të Kosovës.Kështu ka vendosur kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës pasi sipas tyre, kjo është alternativa e vetme për zgjidhjen e ngërçit politik dhe krijimin e institucioneve të reja në vend.Mediat në Kosovë shrkuajnë se partnerët e koalicionit paszgjedhor - LAN, janë pajtuar se duhet të lëvizet në drejtim të rikonfigurimit të marrëveshjes, për të mos lejuar që vendi të shkojë drejtzgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme.