Shfryhet skandali i BSH-së, Gjykata e Lartë liron Golemin e Fullanin

Tiranë- Balona e fryrë gjatë verës për skandalin më të madh financiar të shekullit, vjedhja e Bankës së Shtetit është shfryrë duke mos mbetur as një flluskë sapuni.Gjykata e Lartë i ka kthyer lirinë e plotë ish-guvernatorit Ardian Fullani dhe ish-kryeinspektores Elivar Golemi.Ndërsa Fullani ka hequr byzylykun nga këmba, ish-vartësja e tij ka lënë qelinë e burgut në orën 17:00 dhe detyrimi i vetëm që kanë ndaj shtetit është paraqitja herë pas here në polici.E para betejën me prokurorinë e fitoi Elivar Golemi që ishte mbajtur ndryshe nga shefi i saj në qeli."Gjykata e Lartë korigjoi vendimet e gjykatave më të ulëta. Masa e sigurisë ishte në papërshtatshëri me  personalitetin e Golemit" tha Fatos Shanaj, avokati mbrojtës i Elivar Golemit pasi doli nga gjykata.Fati i ka qeshur edhe Fullanit që sipas avokatit Maks Haxhia nuk priste ndonjë vendim tjetër përveçse lirisë së plotë.Të dy drejtuesit e lartë të BSH në kohën kur u vodhën 713 milion lek në thesar kishin bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për të ndryshuar masën e sigurisë dhe e kanë fituar betejen me prokurorinë që nga ana e saj duhet të dorëzohet në pretendimin për ti mbajtur në qeli Fullanin e Golemin të akuzuar si përgjegjës për vjedhjen spektakolare të Bankës nga një punonjës i thesarit.Për këtë skandal në pranga përfunduan 17 persona, por aktualisht në qeli përveç Ardian Bitrajt si autor i vjedhjes janë vetëm gjysma e tyre.Ardian Fullani dhe Elivar Golemi u arrestuan me 5 shtator me urdhër të prokurorisë, ndërsa Apeli e liroi 10 ditë më pas ish-guvernatorin në arrest shtëpie