Tenderi i dixhitalizimi, Harito zbulon negociatat e qeverisë me kompaninë

Tiranë-Pasi nuk ka mundur të që ta rrëzojë në gjykatë, qeveria shqiptare është ulur në tavolinën e diskutimit me kompaninë gjermane që ka fituar tenderin e dixhitalizimit të TVSH-së.Por ndërsa ka zbuluar negociatat, Ministrja e Inovacionit Milena Harito tha në emisionin Tonight Ilva Tare se qeveria shqiptare për shkak të mungesës së parave do të garantojë një kredi vetëm prej 12 milion eurosh dhe jo 23 milion siç ishte parashikuar më pare.“Procesi ka ndjekur etapat e veta gjyqësore dhe sot gjykata ka një vendim. Jemi në situatën ku i është dhënë e drejta atij që komisioni i vlerësimit të ofertave të prokurimit publik ka përcaktuar si të parin në radhën e atyre që duhet të vepronin, ndryshe nga ç’ishin nga vendimi i qeverisë së kaluar dhe ne jemi ne negociata, në zbatim të plotë të vendimit të Gjykatës, jemi ne negociata me atë që ka fituar, për të konkluduar realizimin brenda afatit. Jemi në afate shumë të ngushta dhe duhet të nxitojmë shumë.Procedura që është ankimuar është procedurë e realizuar nga qeveria e kaluar është ankimuar nga ai që përfitonte nga prokurimi publik dhe e ka çuar në Gjykatë. Gjykata i ka dhënë të drejtë në shkallën e parë. Ne e ankimuam në dhjetor të vitit të kaluar, për arsye se mendonim se procedura ishte bërë në mënyrë të parregullt edhe në opinionin tonë, dhe mendonim që do të ishte më e mirë, më e drejtë të fillohej një procedurë nga e para”tha Harito.Ilva Tare: Dhe çfarë vendimi ka marrë Gjykata e Apelit?Ministrja Harito:  Gjykata e Apelit në muajin qershor vendosi ta kalonte në Gjykatën Administrative. Kjo gjykatë kishte 6-9 muaj afat për të marrë vendimin e vet, kështu që shteti vendosi të tërhiqet nga apelimi dhe të respektojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.Ilva Tare: Që do të thotë që kompania gjermane është fituese e tenderit?Ministrja Harito: Që do të thotë që kompania gjermane është fituese e tenderit.Ilva Tare: E vetme apo do ta ndajë me kompaninë tjetër që pati edhe mosmarrëveshje?Ministrja Harito: Jo, gjykata e Shkallës së parë vendos që kompania gjermane është renditur e para dhe autoriteti kontraktor negocion me të dhe nëqoftëse arrihet në konkulzionet e dëshiruara, sepse nuk jemi në kushte të njëjta, nuk kemi të njëjtën sasi parash.Ilva Tare:Pra nuk keni më 23 mln euro?Ministrja Harito: Shteti nuk garanton, shteti nuk është ai që paguan në këtë rast. Kjo është një kredi, por shteti duhet të garantonte kredinë. Shteti sot do të garantojë me pak dhe nëse konkludohet do të arrihet konktrata, në të kundërt do të jemi të detyruar të bëjmë një tender të ri, që do të kishte qenë për ne zgjidhja e preferuar që në fillim.Harito: Hoqëm monopolin e qeverisë Berisha për fibrat optikëMinistrja Harito tha se Qeveria ka ndërhyrë edhe në zgjidhjen e një problemi tjetër, duke hequr monopolin e fibrave optike e dhënë në qeverisjen Berisha.“ Për fibrat optikë është një e drejtë ekskluzive në kohën e qeverisë Berisha. Një e drejtë abuzive në opinionin tonë.Ministria e Transportit, e cila e kishte lëshuar këtë të drejtë ekskluzive e ka anulluar atë për të livberalizuar tregun e fibrave optike në mënyrë që të ketë më shumë kapacitete interneti për shqiptarët.Sot kemi çdo ditë e më shumë njerëz që përdorin internetin, shpresoj të kemi edhe më shumë në vitet që vinë, për këtë arsye duhen kapacitete fibrash për të transpemtuar gjithçka dhe për këtë duhet liberalizuar tregu”.Si përgjegjëse për administratën publike, Harito tha se të gjitha rekrutimet po bëhen në mënyrë transparente dhe mbi bazën e konkurseve reale.