Djegia e mbeturinave, tymi i qindra tonë plehrave mbulon rrethin e Matit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2014, 11:37
Burrel - Djegia e mbeturinave në mënyrë të vazhdueshme në afërsi të varrezave të dëshmorëve të rrethit të Matit, nënkupton nevojën për ndërtimin e një landfilli apo impianti të përpunimit të mbeturinave të ndryshme urbane.Ndotja nga tymi prej djegies së mbetjeve është tepër e madhe dhe mbulon edhe rrugën, teksa mjetet kalojnë përmes tij.Si të mos mjaftonte kjo, mes dendësisë së këtij tymi, ka njerëz që kërkojnë për skrap apo dru zjarri.Qyteti i Burrelit prodhon me qindra tonë mbeturina në muaj, ku të gjitha depozitohen pranë varrezave të dëshmorëve në fshatin Muzhakë të Komunës Komsi.Situata nuk është ndryshe edhe në rrethinat e tjera të qytetit apo nëpër komuna pasi mbeturinat grumbullohen tërësisht në ambjente të jashtme./oranews.tv/