Merkel ‘i jep duart’ Camerun: Pranoj daljen nga BE dhe kurrë reformën e migracionit

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të preferonte më mirë daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian sesa të pranonte një kompromis për parimet e lëvizjes së lirë të punëtorëve.Sipas revistës gjermane “Der Spiegel”, Merkel i druhet faktit se Britania e Madhe po shkon drejt një pike pa kthim. Ndërkohë qeveria britanike nuk ka dhënë asnjë koment për lajmin.Kryeministri britanik David Camerun kërkon të rinegociojë termat e anëtarësisë në BE përpara se të organizojë një referendum për daljen nga blloku.Sipas Camerun, liria e lëvizjes do të ishte në qendër të negociatave të tij të reja për strategjinë e Europës. Por kancelarja Merkel, shkruan revista gjermane, e ka bërë të qartë se do të tërheqë mbështetjen e saj për qendrimin e Britanisë në BE, nëse Camerun vijon të ngulmojë për reformat e migracionit.Sipas “Del Spigel”, kjo është hera e parë që Merkel pranon se dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian është një mundësi reale. Ndërkohë sipas “Sunday Times”, Gjermania ka refuzuar tashmë një propozim për vendosur kuota për emigrantët e BE, që kanë kualifikim të ulët duke kufizuar sigurimet shoqërore për ta.“Der Spiegel” raporton se Cameron po shikon një plan për të shtrënguar rregullat e Bashkimit Europian deri në limite, me qëllim që ndalojë emigrantët që nuk kanë një punë dhe ti deportojë ata që nuk janë në gjendje të mbajnë veten e tyre me të ardhura pas 3 javësh.Të dielën deputetët konservatorë britanikë dhe ish-ministri i Drejtësisë Kenneth Clarke mbrojtën emigrimin në Bashkimin Europian."Nëse do kemi një treg të vetëm, nëse duam të konkurojmë me amerikanët dhe kinezët, ne kemi nevojë për lëvizjen e lirë të punëtorëve”, tha Clarke.Një zëdhënës i qeverisë britanike tha se Camerun do të mbajë një fjalim për migrimin para Krishtlindjeve, ndërsa nënvizoi se sigurisht që britanikët do të jenë të parët në politikën e tij.