Dëshmorët e Kukësit, edhe këtë vit do të prehen në varreza pa emër
Kukës - Ishte paralajmëruar të rikonstruktoheshin në këtë 70 vjetor të çlirimit, por tek varrezat e dëshmorëve në Kukës nuk është vënë dorë, duke e spostuar premtimin për më 5 maj. Sipas kryebashkiakut Hasan Halilaj, për rikonstruksionin mungon fondi prej të paktën 50 mijë eurosh që nevojiten.“Shpresoj që në datën 5 Maj, në ditën e dëshmorëve, këto barreza të kenë konfiguracionin e duhur”, u shpreh kryebashkiaku i Kukësit Halilaj.Ndërkohë do të bëhet zhvarrimi nga varrezat publike tek ato të dëshmorëve i 20 figurave të njohura për qytetin verior.“Ne duam që kur të shkojmë në varreza, ta shikojmë varrin që është varr, dhe ky varr ka një emër, është varr dëshmori”, u shpreh Qazim Çovani, familjar i njërit prej dëshmorëve.Aktualisht mbi 180 varre të dëshmorëve në qytetin e Kukësit janë pothuajse pa emër. Thyerja e pllakave dhe fshirja e emrave i ka bërë të paidentifikueshëm. Në varrezat e dëshmorëve në Kukës prehen eshtrat e 94 të rënëve për pavarësinë e vendit dhe 86 në luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare./nzh/oranews.tv/