FOTO shokuese nga bota e ISIS: Fëmija luan futboll me kokë njeriu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2014, 10:00
Një tjetër foto shokuese nga bota çoroditur e milicisë terroriste të ISIS: Një foshnjë duke luajtur me një kokë njeriu të prerë, e hedhur në trotuar poshtë tij.Një burrë që qesh, e mban fëmijën pezull mbi kokë, duke e inkurajuar të vazhdojë të praktikojë këmbët me të si të ishte top futbolli.Të luash futboll me pjesët e trupit. Kjo nuk është asgjë, absolutisht asgjë, në krahasim me atë çfarë po dëshmojnë çdo ditë se janë në gjendje të bëjnë ekstremistët e Shtetit Islamik.Fotot janë publikuar në Twitter nga grupi i aktivistëve "Raqqa po theren në heshtje" ku shkruajnë: " ISIS po shkatërron fëmijërinë e fëmijëve”.