"Ndërtimet", Gjylahmeti: Me firmë të Bashkisë, s’kemi para për kompensim
Tiranë - Për deputeten e Partisë Socialiste, Blerina Gjylahmeti, detyra e parë funksionale e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) sapo ka nisur.E ftuar në RTV “Ora News”, në emisionin “Ditë e Re”, përballë gazetarit Enkel Demi, e pyetur nëse ka pasur bashkëpunim ndërmjet Bashkisë së Tiranës dhe INUK, Gjylahmeti tha se vetë kjo Bashki ka toleruar ndërtimet pa leje, duke i legalizuar ato dhe se tashmë akuzojnë INUK për prishje selektive.“INUK pas kaq vitesh po bën atë që ka detyrën e parë funksionale, që të mos lejojë ndërtimet pa leje dhe të prishë ndërtimet pa leje. Ka shumë vite që në Shqipëri ka pasur një mënyrë totalisht abuzive të të ndërtuarit, abuzive për pjesën e mosrespektimit të ligjit, bllokimit të hapësira publike. Bashkia e Tiranës nuk ka bërë atë që duhet bëjë, të mos lejojë ndërtimin e këtyre ndërtimeve pa leje, në 3 vite kemi parë një lulzim të ndërtimeve pa leje, kudo, në çdo pallat, në çdo shkallë, në çdo hapësirë publike.Po çfarë ka ndodhur? Brenda vitit që shkoi, pamë që i legalizuan një pjesë të mirë dhe sot dalin dhe akuzojnë INUK për prishje selektive. Po të vëmë re, ato ndërtesa që nuk janë prishur janë ndërtesa të legalizuara nga qeveria e mëparshme. Janë legalizuar kryesisht nga janari deri në korrik 2013. Ata që janë me leje apo të legalizuar duhen zhdëmtuar, kështu që është një kosto dhe një dëm financiar që i është shkaktuar shqiptarëve” - tha Gjylahmeti.Sipas Gjylahmetit objektet që janë legalizuar, por që bien në kundërshtim më urbanistikën do të prishen, por momentalisht buxheti i shtetit nuk ka të ardhura për ti kompensuar këto ndërtime.“Gjithsecili nga ne kur diskuton për shtëpinë e vet ka një buxhet, kemi kaq të ardhura, kaq kemi shpenzime. Në qoftë se sot do të prishim dhe ato ndërtime me leje dhe kanë një kosto të caktuar, sot buxheti i shteti nuk mund t'a paguajë atë.Ka prioritete të tjera. Besoj se në vazhdimësi do të jetë pika e dytë, por jo e para. Së pari prishim ato që janë ndërtime pa leje, së pari fillojmë të zbatojmë ligjin dhe të jemi në zbatim të tij” - cilësoi Gjylahmeti.
Aksioni i INUK, Papunësia? Gjylahmeti: Mundësi punësimi në biznese të legalizuara“Të gjithë ata që kanë humbur punën, kanë mundësi punësimi në biznese të legalizuara, në biznese formale, në biznese joformale, sikundër ka ndodhur deri më sot. Deri në 2013-ën ishin të pasiguruar, ndërsa sot ndodh e kundërta.Njerëzit kanë filluar të paguajnë sigurimet për shkak sepse ligji funksionon. Mund të aplikojnë pranë Zyrave të Punës. Ka një bashkëpunim ndërmjet biznesit dhe Zyrave të Punës, ku bizneset kërkojnë individë të caktuar dhe marrin oferta nga individë që janë të regjistruar tek zyrat e punës” – tha ajo.Aksioni i energjisë, Gjylahmeti: Për 3 ditë 40% më shumë arkëtime “1500 lidhje të paligjshme të ndërprera. Fillojmë tek pjesa tjetër, 18 punonjës të OSHEE të arrestuar. Arrestime, pasi kanë lejuar të vidhet energjia, atë çfarë të gjithë ne pagujmë dhe të tjerët që nuk paguajnë. 155 biznesë që nuk paguanin.Pjesa e burgut unë besoj se është sekondare, për mua e rëndësishme është një element që vetëm në 3 ditë janë arkëtuar 40% më shumë. 3280 kontrata për të shlyer detyrimet për shtyrje të afateve kohore të detyrimeve të prapambetura. Kjo tregon që kur shteti ligjor funksionon të gjithë jemi të barabartë para tij” - tha Gjylahmeti.