"Aksioni për energjinë me çdo çmim politik, për 5 vjet sistemi fitimprurës"
Koshient për pakënaqësitë e krijuar në radhët e qytetarëve nga aksionet represive, shefi i qeverisë Edi Rama shprehi qëndrimin e palëkundur për të vijuar reformat me çdo çmim politik.“Nuk jemi këtu për të zgjatur pushtetin ekzekutiv që buron nga vota e 23 qershorit të shkuar duke stërzgjatur litarin e problemeve në fytin e popullit shqiptar. Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë shumë qartë, jemi këtu për të bërë zgjedhjet e duhura me çdo çmim politik.Por nga ana tjetër unë jam i bindur se opinionin publik jo vetëm e kupton, por e dëshiron që më në fund në Shqipëri të vendoset shteti ligjor, që shërben dhe paguhet për shërbimet që bën. Ku të gjithë janë të barabartë para detyrimeve”tha Rama duke apeluar qytetarët dhe subjektet e biznesit të paguajnë faturat e energjisë për të shmangur rritjen e çmimit.Përmes mirëkuptimit qytetar të kërkuar në heshtje për aksionin kundër vjedhjes së energjisë, Rama përsëri është optimist për një mandat të dytë pas atij të marrë në 23 qershor 2013.“Plani ynë është shumë i qartë. Objektivi afatgjatë është që në 5 vjet ta kthejmë energjinë nga një telash i madh në një burim fitimi. Të kthejmë kompaninë nga një gërmadhë në një kompani fitimprurëse, duke bërë që energjia të jetë burim real rritje ekonomike për vendin tonë”.Sikundër Berisha edhe Rama nuk i shmanget krahasimit me Norvegjinë kur bëhet fjalë tek burimet hidrike, por sa i përket përkthimit në ekonomi ai e gjen Shqipërinë të parën nga fundi.“Norvegjia është vendi më i pasur me burime hidrike në Europë, Shqipëria figuron e dyta. Norvegjia e ka transformuar këtë potencial në fuqi ekonomike që sot është një nga vendet më të fuqishme jo vetëm në Europë por dhe botë, Shqipëria është e para nga mbrapa”.Deklaratat kreu i qeverisë Rama i bëri gjatë nëshkrimit të marrëveshjes mes Qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore për fondin prej 150 milionë dollarësh për financimin e Projektit të Rimëkëmbjes së Sektorit të Energjisë në Shqipëri.Reforma në energji jetike, dhimbjet shumë fish më të mëdha nëse do shtyhej
Reforma në energji është një reformë jetike, e shtyrë në kohë nga qeveritë paraardhëse njësoj si zinxhiri i reformave modernizuese, mungesa e të cilave ka bërë që në vend që Shqipëria të lërë pas tranzicionin dhe kapërcejë në kohë problemet, të shtyjë zgjidhjen e tyre duke ua lënë pasardhësve në qeveri dhe gjeneratë.Sot jemi para detyrimit për të bërë jo vetëm zgjedhjen e duhur, por të gjithë atë volum pune këmbëngulëse në të gjitha planet për të mos i faturuar gjeneratës pasardhëse një kosto që kërcënon inegritetin jo vetëm ekonomik, por dhe social të vendit.Një reformë e vonuar është një reformë e dhimbshme dhe sa më shumë vonohet aq më shumë shtohen dhimbjet. Por dua ti siguroj se dhimbjet e kësaj reformë që kemi ndërmarrë nuk janë asgjë në krahasim me dhimbjet që gjithsecili do të kishte në rast se kjo reformë do të shtyhej qoftë dhe për një vit.Me energjinë i zgjidhim vendit këmbët, me akuzat politike nuk merremKam vënë re reagimet pozitive dhe negative. Nuk dua të merrem me to kur vinë për arsye politike, por dua të merrem kur vinë për arsye të natyrshme që lidhen me vështirësinë e njerëzve. Kam ndjekur me vëmendje shumë ata që thonë që hapni njëherë vende pune dhe pastaj ndërtoni shtetin ligjor.Po si mund të kemi një Shqipëri që krijon besim dhe hap vende të reja pune përmes gjeneratorit kryesor që janë investimet e huaja, nëse sipërmarrësit ndeshen që në muajin e parë me dy probleme, ligjshmërinë dhe energjinë. E kundërta është e vërtetë.Duke zgjidhur këtë problem të mbartur ne i zgjidhim vendit këmbët. I bëjmë hapësirat tona për të thithur investime të huaja, rritur investimet e brendshme dhe për të gjeneruar punësim, mirëqënie dhe progres.Rama-opozitës: Ndëshkimi për vjedhje i njohur botërishtShoh me habi që ngihen zëra të një institucioni kaq të rëndësishëm sa ç’është opozita se pse njerëzit po ndëshkohen me burg. Po mirë e kemi sjellë ne masën që kush vjedh shkon në burg, apo është një masë me të cilën shoqëritë njerëzore kanë rënë dakord qysh kur nuk mbahet mend për të garantuar bashkëjetesën e tyre? Kategoritë më të varfra jo vetëm që nuk ngrenë zërin për të thënë ne duam ta vjedhim energjinë, por janë kontributorët më të mirë në sistem.Ndaj do t’ju lutesha të gjithë të tjerëve të mos flasin në emrin e tyre, por të marrin shembullin e tyre. Heqja e fashës mund ti rëndonte këto kategori dhe ne për këtë arsye ne paralelisht me heqjen e fashës kemi vendosur në buxhetin e dorëzuar sot në Kuvend rritjen e pensioneve për pensionistët kryefamiljarë, rritjen e pagesës së paaftësisë dhe ndihmës sociale.Gropat në Tiranë-Durrës-Shkodër-Fier, punonjësit e OSHEE hajdutë me damkëKatër gropat më të mëdha janë Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Fier, aty ku është dhe aktiviteti më i madh ekonomik. Dhe intensifikim i i operacionit do vijojë pikërisht këtu. Hajdutëria më e madhe vjen nga njësitë e bizneseve dhe njësitë tregtare në bashkëpunim dhe me punonjës të OSHEE, që janë hajdutë me damkë dhe që njerëzit kanë një të drejtë të madhe kur thonë ata janë shkaku kryesor i gjithë kësaj batërdie. Një korporatë hajdutësh e ngritur për vite të tëra për të fryrë xhepat, duke bërë lidhje të paligjshme.