Kamikaz në Pakistan, 48 viktima, banorët të shokuar nga sulmi

Banorët e qytetit Lahore kanë shprehur dhimbjen dhe tronditjen e tyre, një ditë pas vrasjes me bombë të 48 personave në kufirin me Indinë.Një vetvrasës më bombë, hodhi vetën në erë, në afërsi të kufirit të Pakistanit më Indinë, të dielën, vetëm pak minuta të ceremonisë ushtarake të organizuar mes dy vendeve.Të afërm dhe familjarë të viktimave tregojnë për tronditjen dhe atë që panë me sytë e tyre, ku përpos viktimave u është dashur të dhurojnë gjak për të plagosurit që i dërguan në spital.Ndërkaq ka edhe nga ata që nuk kanë asnjë informacion mbi gjendjen e familjarëve të tyre. Autoritetet shëndetësore thonë se mbi 70 persona mbetën të plagosur, ndërkohë që Policia pakistaneze deklaron se ka nisur hetimet për ngjarjen tragjike.Talebanët pakistanezë morën përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se kjo ishte një përgjigje ndaj veprimeve të ushtrisë pakistaneze, kundër pozicioneve të tyre në zonat fisnore në kufirin me Afganistanin.Sulmi me bomba ndodhi 500 metra nga kufiri i Pakistanit me Indinë, ndërkohë që trupat indiane nuk kanë pësuar dëmtime.Marrëdhënia mes Indisë dhe pakistanit mbetet e tendosur si pasojë e konflikteve të zhvilluara mes vendeve për zonën e kashmirit. India akuzon Pakistanin për sponsorizimin e grupeve xhihadiste në rajon dhe inkurajimin e tyre për të ngritur sulme kundër forcave indiane, një akuzë kjo që Pakistan mohon.