Nesër maratona në New York, gati 50 mijë vrapues
Mbi 50.000 vrapues janë tashmë gati për maratonën e përvitshme të New Yorkut e cila do të zhvillohet të dielën. Në ceremoninë e hapjes, profesionistë dhe amatorë nga mbi 100 vende dhe rajone u prezantuan nën tingujt e himneve dhe flamujve të tyre kombëtarë. Ceremonia ishte gjithashtu e pasur me muzikë, kërcime, shfaqje të ndryshme dhe akrobaci.Me një gjatësi prej 42.19 kilometrash, në garë do të marin pjesë vrapues të niveleve të ndryshme, përfshirë persona me aftësi të kufizuara fizike.Një vrapues amerikan thotë se është stërvitur gjatë gjithë vitit, është ushqyer mirë, është clodhur dhe ndihet me një trup të ri, dmth gati për garën e nesërme.Ndërkohë policia e New York ka forcuar sigurinë për të parandaluar tragjeditë, si ajo e ndodhur në maratonën e Bostonit në vitin 2013.Mbi 4000 oficerë do të vendosen në terren, ndërkohë vija garuese do të monitoreohet nga katër avionë dhe 20 anije do të jenë përreth pistës.Edhe vrapuesit do ti nënshtrohen një kontrolli të rreptë sigurie. Por garuesit nuk kanë frikë. Njëra prej tyre shprehet se ndodhet mes miqve dhe ska pse të trembet. Jemi të sigurtë thotë ajo.Maratona e New York City është një ndër maratonat më të mëdha në botë, e njohur si Big Six, pasi përfshin gjashtë garat vjetore në Tokyo, Boston, London, Berlin, Chicago and New York City.