Kina lëshon promon e lojërave olimpike 2022
Kina ka publikuar sot një video promovuese të lojërave olimpike dimërore që do të mbahen në vitin 2022. Sipas marrëveshjes me komitetin olimpik ndërkombëtar, qytetet në të cilat do të zhvillohen olimpiadat olimpike mund të nisin promovimet nëpërmjet medias vendase dhe asaj të huaj duke filluar që në fillim të nëntorit.Përveç publikimit të videove promovuese, komiteti i lojërave olimpike dimërore të pekinit gjithashtu ka hapur faqe zyrtare në rrjetet sociale si facebook dhe Twitter.Pritet që tashmë në ditët në vijim, nëpërmjet këtyre hapësirave në internet dhe televizione Kina të publikojë më shumë video promovuese.Pekini së bashku me Zhangjiakou, një qytet në veri të Kinës u zgjodhën në muajin korrik ndër kandidatët për të pritur lojërat olimpikë dimërore të 2022.Oferta e Kinës tashmë do të konkurrojë kokë me kokë me atë të Kazakistanit, pasi katër kandidatët e tjerë, Norvegjia, Suedia, Polonia dhe Ukraina tërhoqën ofertat e tyre në muajt e fundit. Oferta fituese është planifikuar të shpallet më 31 korrik 2015, në Kuala Lumpur të Malajzisë.