Shëndetësi falas? Beqaj: Nga 1 janari 2017, për 2015 barna 25-30% më lirë
Tiranë- Një nga kartat më të forta elektorale të Partisë Socialiste me të cilën erdhi në pushtet, premtimi për shendetësi falas, për Ministrin që udhëheq këtë sistem është i zbatueshëm.Përkundër skeptikëve, Ilir Beqja, është i bindur se duke filluar nga 1 janari 2017 në terësinë e tij, ky shërbim do ofrohet falas. Por nëse për shqiptarët kjo nënkupton mosfutjen e dorës në xhep, Beqaj ka këtë filozofi:“Shërbim falas nuk do të thotë të mos futësh dorën në xhep. Një sistem shëndetësor, me sigurimet apo i financuar nga taksimi i përgjithshëm duhet të funksionojë sipas një zinxhiri të sistemit të referimit”tha ai.I ftuar në emisionin “Ditë e Re Weekend” në RTV Ora News, Beqaj ndau një sërë çështjesh sensitive në sistemin tonë shëndetësor. Ministri i Shëndetësisë tha se brenda javësh pritet të nisë kontrolli bazë për 900 mijë qytetarë rezidentë në Shqipëri nga moshat 40-65 vjeç, si hapi i parë drejt mbulimit universal.“Sfida jonë është të kemi një pjesmarrje sa më të lartë nga këta 900 mijë persona dhe aty ku do ketë sëmundje që do zbulohet për herë të pare, sistemi të jetë në gjendje ta përfshijë me një mjek specialist për të gjithë trajtimin e nevojshëm.Do përpiqemi që në disa zona të largëta që gjatë dimrit janë të izoluara, këtë shërbim ta ofrojmë nga 1 maji në 30 shtator. Ndërsa të tjerët për të përballuar fluksin do të ftohen që ekzaminimin ta bëjnë brenda muajit të tyre të lindjes”.Në intervistën e tij, Ministri foli dhe për problamatikën e tregut të barnave. Beqaj tha se në fund të tetorit nis negociimi me kompanitë prodhuese farmaceutike për çmimin e barnave për 2015, ku synohet mesatarisht një ulje e çmimit 25-30%. Se kur do të reflektohet kjo tek qytetari, ai thotë:“Vitin e ardhshëm do fillojë të pasqyrohet me importet e 2015, kur të dalë lista e re e barnave të rimbursueshme, buxheti i spitalit do ta ndjejë kur të fillojë të kontraktojë dhe të prokurojë për nevojat e 2015.Qytetarët do të duan një farë kohe, pasi ende do ketë barna që janë futur me regjimin aktual, pra dhe në janar mund të ketë barna me çmimin e këtij viti”.Lidhur me fushatën sensibilizuese kundër kancerit të gjirit, Beqaj theksoi se synimi është kthimi në një ndërgjegjësim gjithëvjetor, për shkak se sëmundjet tumorale janë shkaku i dytë kryesor i sëmundshmërisë dhe fataliteteve të parakohshme në vend.Pjesë nga intervista e Ministrit Beqaj:Kanceri i gjirit, shumë punë për parandaliminNdërgjegjësimi për kancerin e gjirit, por përgjithësisht për sëmundjet tumorale duhet ta kthejmë nga një ndërgjegjësim mujor gjatë gjithë vitit.Sepse sëmundjet tumorale janë shkaku i dytë kryesor i sëmundshmërisë, i shkurtimit të jetës së shëndetshme, i rritjes së invaliditetit dhe i fataliteteve të parakohshme. Dhe nga ana tjetër, ne ende vazhdojmë ti zbulojmë në një stad shumë të avancuar në Shqipëri.Kështu që vërtet duhet të fuqizojmë shumë ekzaminimin, diagnostikimin, mjekimin me barna, me kirurgji, radioterapi, por duhet të punojmë shumë për parandalimin dhe besoj se edhe kjo çfarë po bëjmë këtë muaj dhe çfarë bën shoqëria vetë me organizimet e saj është një vlerë e shtuar.Fushata ndërgjegjësuese e suksesshme, rritje të ekzaminimeveBesoj se heqja e disa kufizimeve që ka sistemi i referimit për të bërë një ekzaminim të kancerit të gjirit për muajin tetor ishte momenti i parë që krijoi hapësirën që gratë të vinin në mënyrë vullnetare të bënin ekzaminimin e gjirit të tyre.Praktikisht në sistemin tonë të referimit, nëse je një person i siguruar mund ta bësh këtë ekzaminim nëse fillimisht në bazë të simptomave të caktuara mjeku i familjes konstaton që mund të ketë dyshime, bën një analizë biokimike dhe pastaj të referon për atë gjë. Kjo është mënyra klasike normale. Në rast se personi nuk është i siguruar, atëherë detyrohet të paguajë tarifa për këto shërbime.Me datën 24 shtator ne nxorëm një urdhër që nga data 1-31 tetor nuk ka nevojë të kesh një rekomandim nga mjeku i familjes për tu referuar në një nga 11 qëndrat që ne kemi, ku ka mamografi, 3 në Tiranë dhe 8 të tjera jashtë Tirane. Po kështu nuk ka rëndësi nëse personi është apo jo i siguruar.Këtë ekzaminim do ta bëjë pa pagesë gjatë këtij muaji. Deri në datën 20, jashtë Tirane janë bërë një sasi më e madhe nga çfarë ishte bërë nga 1 janari në 30 shtator. Kjo edhe sepse përveç barrierave financiare dhe gjeografike, ende kemi dhe barriera kulturore.Mamografi falas gjatë gjithë vitit? Kosto të lartë, s’kemi kapacitetePër momentin jo vetëm është problem kostosh, por dhe kapacitetesh.Paisjesh që duhen blerë, mirëmbajtur dhe padyshim duhen teknika mjekësore për të bërë ekzaminimin dhe mjekët për të interpretuar rezultatin e ekzaminimit. Nuk jemi gati për ta futur në mënyrë të përhershme në një moshë të caktuar që të gjitha gratë 1 herë në vit të mund të dalin ta bëjnë këtë ekzaminim. Siç do fillojmë brenda javësh kontrollin bazë shëndetësor për një paketë më bazë të ekzaminimeve.Kontrolli bazë, nis brenda javësh, përfitojnë 900 mijë personaEdhe sëmundjet e tjera ne shqiptarët vazhdojmë ti konstatojmë në stad shumë të avancuar. Sëmundjet kardiovaskulare, të diabetit, janë sëmundje që janë të përhapura shumë në shoqërinë shqiptare dhe për pasojë sjellin dëm në shëndetin e njeriut, por dhe kosto sociale-ekonomike në shoqëri, për pasojë edhe në atë çfarë duhet të përballojë sistemi shëndetësor.Ne do të fillojmë shumë shpejt, pasi kemi përzgjedhur një kontraktor privat, me të cilin do të bashkëpunojmë për të realizuar këtë sipërmarrje të madhe, një kontroll bazë për të gjithë shqiptarët rezidentë në Shqipëri nga mosha 40-65 vjeç, që është hapi i parë serioz drejt mbulimit Universal.Mbulimi Universal duhet shoqëruar edhe me aksesin Universial. Sepse qoftë dhe një distancë gjeografike kthehet në një barrierë, prandaj ne i kemi kërkuar kontraktorit të ketë njësi të lëvizshme për zonat e largëta të vendit. Siç morëm dy mamografët mobile, që do fillojmë ti përdorim në mënyrë të plotë vitin e ardhshëm për zonat rurale.Është hapi i parë që ne përpiqemi që sistemin tonë shëndetësor ta orinetojmë drejt shëndetit, deri sot jemi marrë me sëmundjen. Janë të gjithë të padiferencuar, janë apo nuk janë të siguruar. Mjekët dhe infermierët do vazhdojnë të paguhen nga sistemi shëndetësor.Sfida jonë është të kemi një pjesmarrje sa më të lartë nga këta 900 mijë persona dhe aty ku do ketë sëmundje që do zbulohet për herë të pare, sistemi të jetë në gjendje ta përfshijë me një mjek specialist për të gjithë trajtimin e nevojshëm.Do përpiqemi që në disa zona të largëta që gjatë dimrit janë të izoluara, këtë shërbim ta ofrojmë nga 1 maji në 30 shtator. Ndërsa të tjerët për të përballuar fluksin do të ftohen që ekzaminimin ta bëjnë brenda muajit të tyre të lindjes.Gjendja në QSUT? Paisjet kryesore në kontratë mirëmbajtjeSot pas 13 muajsh në detyrë unë jam shumë më i qetë, pasi pjesën më të madhe të paisjeve kryesore, biomjekësore, diagnostikuese dhe kuruese i kemi futur në kontratë mirëmbajtje afatgjatë me mbulim të plotë të rrezikut të difekteve, me kompani shqiptare. Kemi rënë dakord që paisjet rregullohen brenda 24 orësh kur nuk kanë nevojë për ndërrim pjesë, kur kanë nevojë duhet realizuar brenda 5 ditëve.Dhe në 365 ditë të vitit paisja nuk duhet të jetë jashtë pune më shumë se 10 ditë. Në QSUT sigurisht ngarkesa është shumë e madhe. Ne kemi një plan që vitin e ardshëm për rezonancën magnetike, që përveç Tiranës ku kemi dy, ka dhe në Durrës dhe në Vlorë. Këto të fundit të mos mbulojnë vetëm qarqet e tyre por ti shpërndajmë në mënyrë më optimale për të gjithë vendin. Së dyti të përdorim më fuqishëm telemjekësinë.Kujdesi shëndetësor nuk është mall, por e mirë publikeKujdesi shëndetësor nuk është mall, sepse vetë jeta e njeriut nuk është mall. Ne si PS shërbimin shëndetësor e konsiderojmë një të mirë publike.Një i sëmurë e para është barrë për familjen, shoqërinë dhe është risk për shëndetin publik të gjithë shoqërisë.Vërtet kujdesi shëndetësor ka një kosto, por personi që ka nevojë për ta marrë këtë shërbim nuk mund ta marrë atë vetëm sipas parimeve të ekonomisë së tregut.Është shteti që merr përsipër t’ia ofrojë atij shërbimin sipas parimeve të ekonomisë së tregut sigurisht. ne mund të themi së shëndetësia është publike, por kontraktorët tanë kompani private janë.Por duhet që kjo marrëdhënie të mos pasqyrohet në mënyrë të drejtëpërdrejtë te qytetari.Tregut i barnave ende i padisiplinuar, në 2015 barna më të liraAkoma jo.Ligji i ri ka hyrë në fuqi në ditët e para të shtatorit. Aktet nënligjore që e bëjnë të plotë zbatimin e tij duhet të dalin deri në ditët e para të marsit. Moment i rëndësishëm është ai i negociimit të çmimit të barnave që fillon në fund të tetorit dhe në këtë moment fillojnë të reflektohen tek qytetari . Së dyti ne duhet të marrim hapa konkrete në administrimin e përgjithshëm. Dy janë reformat, njërën e kemi filluar, me tjetrën jemi më mbrapa.Përdorimi i recetës elektronike, po pilotojmë në Durrës dhe në 2015-2016 do ta shtrijmë në gjithë Shqipërinë. Dhe e dyta krijimi i sistemit të gjurmimit të barit, sistemin“track and trace”. Këtu jemi pak më të vonuar,sepse kur filluam nga puna morëm vesh që në tetor një departament i caktuar në KE do nxjerrë udhëzimet sesi duhet të jetë ky sistem për çdo vend të BE.Ne nuk jemi ende pjesë e BE dhe nuk kemi detyrime, por duke qenë se synojmë të shkojmë atje po presim që standartet ti marrim në mënyrë që mos të bëjmë diçka që do jemi të detyruar të ribëjmë.Tregu ka probleme, burojnë nga përmasat e vogla, jemi vend me popullësi të vogël, shpenzojmë më pak krahasuar me vendet e tjera.Por besoj se me negociimin e çmimeve të barnave që do ndodhë në nëntor-dhjetor, ne do arrijmë që vitin e ardhshëm do kemi mesatarisht një ulje të çmimit të barnave 25-30%.Me këto para do blejmë më shumë barna, materiale mjekësore për spitalet tona.Do kemi një listë më zgjeruar të barnave të rimbursueshme, por dhe qytetarët ato që i blejnë në farmaci nuk do ti blejnë më shtrenjtë se ne vendin që prodhohen dhe jo më shtrenjtë se në vendet fqinje.Barnat në Shqipëri janë me një regjim të rregulluar. Çdo vit kompanitë prodhuese farmaceutike negociojnë me shtetin shqiptar çmimin që do e sjellin vitin tjetër në Shqipëri.Është i paracaktuar. Por nëse ti vjen me barrë të lartë që në fillim do vazhdojë të jetë i shtrenjtë.Ndërkohë që kemi konstatuar që edhe kur një shtëpi farmaceutike ka rënë dakord me shtetin shqiptar për një çmim të caktuar, kur barin e sjell këtu i jep distributorit diskonte të konsiderueshme që i mbeten atij, por ja jep edhe për një bar të vetëm spitalor. Këto gjëra duam ti kufizojmë.Barnat pa pullë çmimi, kosto më të lartë dhe pa cilësi
Nëse bari është pa pullën e çmimit të barit, ai është i paligjshëm. Nuk ndodh rëndom për dy arsye. Së pari tregu këtë vit është furnizuar në kanalet e tij formal jo pak me barna, vetëm po të krahasojmë me nëntëmujor kemi emëtuar sivjet 11% më shumë pulla se vitin e kaluar. Qytetarët të mos e blejnë barin nëse nuk e ka pullën. Fakti që ka ardhur në kanale joformale, mund të jetë transportuar në rrugë që nuk ruan cilësinë dhe integritetin e tij.Efektet e uljes së çmimit të barnave te qytetari? Do duan kohë ti ndjejnëVitin e ardhshëm do fillojë të pasqyrohet me importet e 2015, kur të dalë lista e re e barnave të rimbursueshme, buxheti i spitalit do ta ndjejë kur të fillojë të kontraktojë dhe të prokurojë për nevojat e 2015.Qytetarët do të duan një farë kohe, pasi ende do ketë barna që janë futur me regjimin aktual, pra dhe në janar mund të ketë barna me çmimin e këtij viti.Opozita? Në bojkot, se kam pasur në vëmendjeNuk kam patur shumë kohë ta.. Duke mos e patur prezent në parlament apo komisionet parlamentare nuk e kam pasur shumë në vëmendje. Edhe opozita është e lirshme të marrë informacion dhe padyshim të shprehë qëndrimet e saj për filozofinë e sistemit, por dhe atë çfarë do ndodhë çdo ditë.Agjencia e barnave dhe materialeve mjekësore rregullon cilësinëPër herë të parë në Shqipëri kemi një ligj për materialet mjekësore.Deri më sot janë importuar dhe vendosur në treg në mënyrë të pakontrolluar, materiale si shiringa, age, protezë, etj.Brenda një periudhe 3 vjeçare do ta rregullojë dhe këtë aspekt. Institucioni që do merret me barnat dhe materialet mjekësorë është kjo agjenci, që ka qenë ish-qëndra e kontrollit të barnave. Ky ligj rregullon cilësinë e këtyre materialeve.Shëndetësia falas, nga 1 janari i 2017-ësMomenti i funksionimit të plotë do të jetë 1 janari i 2017. Shërbim falas nuk do të thotë të mos futësh dorën në xhep. Një sistem shëndetësor, me sigurimet apo i financuar nga taksimi i përgjithshëm duhet të funksionojë sipas një zinxhiri të sistemit të referimit.