Putin: Mbështesim Serbinë për Kosovën, s’ndryshojmë qëndrim

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë vizitës në Beograd, ka premtuar mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të tij për Serbinë.Ai ka thënë se qëndrimi i Rusisë për Kosovën është parimor dhe nuk do të ndryshojë. Putin është ftuar në paradën e parë ushtarake të Serbisë në rreth 30 vjet, e cila zhvillohet me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të Beogradit nga forcat naziste.Në aeroportin "Nikola Tesla" të kryeqytetit serb, Putin është pritur nga presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviç, dhe ambasadori i Serbisë në Rusi, Slavenko Terziç."Qëndrimi i Rusisë në lidhje me çështjen e Kosovës është çështje parimi. Ai nuk bazohet vetëm në miqësinë tonë dhe lidhjet tona të afërta, por edhe në të drejtën ndërkombëtare po ashtu. Është qëndrim parimor dhe nuk mund të ndryshojë", ka thënë Putin në konferencën e përbashkët për gazetarë me Nikoliç.Duke iu referuar kësaj çështjeje, presidenti i Serbisë, Nikoliç, është përgjigjur:"Ne sot vlerësojmë mbështetjen tuaj në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë, sidomos në lidhje me Kosovën".Nga Pallati i Serbisë, ai ka porositur se Serbia do të vazhdojë të ruajë marrëdhëniet miqësore me Federatën Ruse."Serbia e sheh Rusinë si aleat të madh dhe partner. Serbia nuk do të bëjë kompromis me parimet e saj. Ne po ashtu nuk kemi zgjedhje tjetër, nuk mund të bëjmë ndryshe. Bashkëpunimi ynë ekonomik përcjell partneritetin tonë", u shpreh Presidenti serb.8Kjo ishte parada e parë ushtarake që organizohej në Beograd pas më shumë se 30 vitesh dhe prania e njeriut më të fuqishëm të botës sllave tregoi edhe një herë se serbët nuk mund të ndahen nga "prindi" që është kujdesur për ta sa herë që ka qenë nevoja.Ambasadori amerikan, Majkëll Kirbi ishte i ftuar në paradë, por Ambasada amerikane në Beograd njoftoi se ai nuk do të merrte pjesë, duke vërtetuar se kriza më e madhe mes perëndimit dhe Rusisë që prej Luftës së Ftohtë, do ende kohë që të zgjidhet.Më parë për mediat vendase, Putin shfrytëzoi skenën ballkanase për të dërguar mesazhe ndaj Presidentit amerikan, Barak Obama dhe perëndimit."Shpresojmë që partnerët tanë të kuptojnë se mendjelehtë po tregohen kur përpiqen të shantazhojnë Rusinë dhe të kujtojnë se çfarë pasojash mund të kenë për stabilitetin strategjik të botës mosmarrëveshjet mes fuqive të mëdha bërthamore", deklaroi Putin.Sonte në mbrëmje, Presidenti rus do të fluturojë për në Milano, ku do të takohet me mbi 50 udhëheqës europianë dhe aziatikë me homologun ukrainas, Petro Poroshenko, në përpjekje për të zgjidhur krizën e Ukrainës.Gjatë ditës, protestuese të zhveshura kanë akuzuar samitin e Milanos se po "mirëpret një vrasës". Protestueset u ulën në gjunjë përballë katedrales së Milanos, ndërsa hidhnin verë të kuqe mbi trupat e tyre.