Presidenti serb Nikoliç: Shqipëria do dekada të bëhet vend normal
Serbi - "Presidenti serb Tomislav Nikoliç ka dënuar incidentin në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri të martën dhe kërkoi që shërbimet e sigurisë, policia dhe shërbimet e doganave të trajtojnë ngjarjen si një paralajmërim, sepse një rast tjetër i ngjashëm mund të rezultojë me viktima njerëzore." Kështu shkruan media serbe "InSerbiaNews" në një shkrim me titull: "Nikoliç: Shqipëria do dekada të bëhet një vend normal".Ai beson se qëllimi i qartë i atyre që organizuan dhe vunë në veprim planin për ngritjen e një minihelikpteri me flamurin e Shqipërisë së Madhe ishte të shkaktonin trazira në Serbi dhe destabilizuar edhe gjithë rajonin."Ngjarjet sportive nuk janë vende për mesazhe provokative politike," - theksoi ai, duke shtuar se incidenti ishte një promovim i një ideje të paskrupullt dhe të pamundur të Shqipërisë së Madhe, e cila ishte për të shkaktuar një reagim të fortë në stadium dhe të gjithë Serbinë.Sipas Zyrës së Shtypit të Presidentit, Serbia ka bërë çdo gjë për ta hedhur pas të kaluarën dhe për të zhvilluar marrëdhënie miqësore dhe dhe vizita e ardhshme e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pritet ti jetë një sinjal për vendosjen e marrëdhënieve të shkëlqyera."Pas vrasjes së përpjekjeve për të krijuar një miqësi mes Serbisë dhe Shqipërisë, është e qartë se Shqipëria do të duhet dekada, nëse jo shekuj, që të bëhet një vend normal, pa urrejtje kundër Serbisë," - tha Nikoliç, i cili pret që zyrtarë të lartë të Shqipërisë të dënojnë incidentin.Minihelikopterit t i mungonte vetëm një mjet shpërthyes për të dhënë përshtypjen e të qënit i lidhur me numrin Një të terrorizmit në botë dhe kjo është veçanërisht shqetësuese që kur ekstremistët kanë mbuluar me mbishkrime Manastirin e Deçanit dhe se qindra shqiptarë të Kosovës po marrin pjesë në veprimtari terroriste në Irak dhe Siria, theksoi ai.ar.sh/Oranews.tv