Shqiptarit në Vojvodinë i djegin furrën e bukës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2014, 12:46
VOJVODINE- Persona të panjohur kanë djegur furrën e bukës (ne foto) në pronësi të një shqiptari në Sombor të Vojvodinës.Ngjarja mësohet se ka ndodhur një orë pas mesnatës së 15 tetorit, një ditë pas ndeshjes Shqipëri-Serbi që u zhvillua në Beograd.Mediat serbe shkruajnë se furra është djegur me shishe molotovi.Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë sulm i tillë. Herën e parë furra e bukës "Dy vëllezërit" është djegur kur u shpall pavarësia e Kosovës.Por këtë herë dëmet janë shumë të mëdha. Autoritet lokale kanë dënuar këtë ngjarje dhe policia po punon për të indetifikuar autorët.