Velipojë, Tare takon vendorët për sistemin e ri të plazhit
Shkodër - Një menaxhim ndryshe të bregdetit dhe një sistemim të ri, në kuadër të planifikimit të plazhit, ka qenë ky qëllimi i një takimi që Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare dhe drejtuesit e Komunës Velipojë zhvilluan me grupet e interesit dhe biznesin vendas.Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare shprehet se plazhet kanë qenë jashtë çdo lloj menaxhimi të qëndrueshëm dhe vizionar, prandaj do te ketë ndërhyrje që gjëndja të përmirësohet, pasi Velipoja është një nga ato zona që gjatë sezoneve të ndryshme turistike ka pasur mjaft probleme në menaxhim.Nga ana tjetër Tare shton se sezoni i kaluar turistik ishte një dështim, kjo nga mungesa e një planifikimi dhe menaxhimi sic duhet të rërës së plazhit.Për kryetarin e komunës Pashko Ujka përfundimi i masterplanit do të jetë zgjidhja përfundimtare për zhvillimin e kësaj pike turistike.Takimi u organizua nga agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe komuna Velipojë ndërsa të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësues të Agjencisë së Planifikimit të Territorit.Oranews.tv