Maqedoni, Jolevski ndalon shqipen në komunikimin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2014, 14:13
Maqedoni-Ministria e Mbrojtjes ka ndërprerë komunikimin shqip që kur në krye të saj ka ardhur ministri i ri Zoran Jolevski.Të gjitha komunikimet që Ministria e Mbrojtjes zhvillon këto katër muaj me mediet, janë vetëm në gjuhën maqedonase.Ndryshe nga vitet e kaluara, kur me ministrinë drejtonin ministrat shqiptarë dhe dygjuhësia aplikohej në të gjitha nivelet, ministri maqedonas ka ndërprerë praktikën e deritanishme dhe ka urdhëruar komunikimin vetëm maqedonisht.Përdorimi i gjuhës shqipe has në pengesa dhe kjo jo aq për shkak të akteve ligjore, sa për mungesë të vullnetit politik të institucioneve që drejtohen nga funksionarë maqedonas. Marrë nga Zhurnal