Pas incidentit në Beograd, Venizelos: Shqipëria dhe Serbia të punojnë të ruajnë stabilitetin në rajon

Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht Ministri i Jashtëm grek Evangjelos Venizelos, ka dënuar incidentin e ndodhur në ndeshjen midis Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, në eliminatoret e Euro 2016.Venizelos ka shprehur shpresën se "qeveritë e të dy vendeve fqinje dhe mike do të japin një ndjenjë të fortë të stabilitetit rajonal, respektimin e kufijve ekzistues  dhe perspektivën e përbashkët evropiane të të gjitha vendeve në rajon.""Ngjarjet sportive duhet të jenë ngjarje miqësie, bashkëpunimi dhe bashkëjetese paqësore midis popujve dhe kombeve.Çdokush që i kthen në qëllim tjetër ngjarjet sportive, bën një gabim të madh. Në Ballkan ne kemi përvoja shumë të pakëndshme historike dhe unë jam i sigurt se qeveritë e të dy vendeve fqinje dhe mike, Shqipërisë dhe Serbisë, jo vetëm që do të dënojnë këto ngjarje, por do të përdorin të gjitha mundësitë që me deklarata dhe veprime, të japin një ndjenjë të fortë të stabilitetit rajonal, respektimin e kufijve ekzistues  dhe perspektivën e përbashkët evropiane të të gjitha vendeve të rajonit", tha Venizelos pas një takimi me homologen e tij moldave, Natalia Gkerman.Lajmi u publikua më 15 tetor në mediat greke.