DASH: Fatkeqësi që sporti përzihet me intolerancën
Për dhunën e ushtruar ndaj lojtarëve të kombëtares shqiptare në Serbi, ka reaguar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Sipas DASH është për të ardhur keq që një ndeshje futbolli të ndërpritet nga dhuna.Gajtë një konference të zëdhënëses të DASH Jen Psaki është pyetur edhe për incidentin në Beograd. Ajo ka thënë se mungesa e tolerancës dhe dhuna ishin zhgënjyese, ndërsa thekson se Ambasada Amerikane nuk ka pasur asnjë përfshirje në këtë incident.“Është për të ardhur keq që një ndeshje futbolli ndërpritet nga dhuna. Sporti ka një potencial të madh për të bashkuar njerëzit përtej kufijve. Kur dhuna dhe intoleran ndërhyjnë në potenciale të tilla, kjo është zhgënjyese për të gjithë, aleatët, spektatorët, tifozët dhe kombet e tyre. Ambasada e SHBA nuk ka pasur ndonjë rol në ngjarjet që kanë ndodhur.”Pyetjet pë incidentin në Beograd mes Serbisë dhe ShqipërisëPyetje: Serbia ka akuzuar Shqipërinë për atë që ajo e quan një provokim të qëllimshëm politik dhe e kanë fjalën për një flamur shqiptar që fluturoi gjatë një ndeshje futbolli me Serbinë. Kjo çoi në përplasje gjatë lojës. Keni ndonjë reagim?Psaki: Është për të ardhur keq që një ndeshje futbolli ndërpritet nga dhuna. Sporti ka një potencial të madh për të bashkuar njerëzit përtej kufijve. Kur dhuna dhe intoleran ndërhyjnë në potenciale të tilla, kjo është zhgënjyese për të gjithë, aleatët, spektatorët, tifozët dhe kombet e tyre. Ambasada e SHBA nuk ka pasur ndonjë rol në ngjarjet që kanë ndodhur.Pyetje: Minikopteri juaj po e fluturonte flamurin?Psaki:Nuk kishim asnjë përfshirje, Matt.Pyetje: Vendet kanë zhvilluar luftra, ose të paktën një luftë, për një ndeshje futbolli më parë.Psaki: Sportet krijojnë shumë emocione.Pyetje: A ka pasur ndonjë kontakt me shqiptarët apo serbët nga SHBA, nga zyrtarë të SHBA për këtë?Psaki: Me sa kam dijeni unë jo. Mund ta kontrollojmë nëse ka pasur.