Mitropoliti serbe, Radoviç mallkon të gjitha llojet e “dronëve”

Mitropoliti i kishës ortodokse serbe në Mal të Zi, Amfillohije Radoviç, i dëshpëruar pa masë me ngjarjen që ndodhi të martën në mbrëmje në ndeshjen Serbi-Shqipëri, ka mallkuar të gjitha llojet e “dronëve” nëpër botë, përfshi edhe ata që përdorën si lodra për fëmijë, e që u shfrytëzua për valëvitjen e flamurit shqiptar mbi stadiumin e Partizanit.Radoviç ka thënë për mediat malazeze se pas “rolit” që kishte kjo fluturake që fluturoi me flamurin shqiptar mbi stadiumin e Partizanit në Beograd, ëshët i detyruar t’i mallkoj të gjitha llojet e dronëve në botë.Mitropoliti serbo-malazez ua ka kujtuar qytetarëve se “dronët” gjithmonë kanë qenë në duar të armiqve të Serbisë, dhe se shfaqja e tyre, siç ka thënë ai, e fyen secilin të krishterë normal, raporton Ekspress .“Zoti ju mallkoftë, dronë të fëlliqur, nga dolët ju përmbi kokat tona”, ka thënë Mitropoliti duke e përshtatur mallkimin e tij me fjalët e shkrimtarit dhe mitropolitit të Cetinës, Petar Petroviq Njegoshit.