Vuçiç: Shqiptarët duan të na preknin krenarinë, por ne mbrojtëm fytyrën tonë
Serbi - Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar sot për dhunën në stadiumin "Partizani" të Bogradit duke deklaruar se një grup ekstremistësh shqiptarë kishin si qëllim ta shfaqnin Serbinë si një vend intolerant dhe të poshtëronin të gjithë qytetarët e Serbisë.Për mediat serbe, Vuçiç tha se "shqiptarët duan të prekin krenarinë tonë por ne mbrojtëm fytyrën tonë.""Grupi i të të ashtuquajturve zyrtarë shqiptarë që ishin në tribunën VIP e treguan hapur se cili është ndryshimi mes nesh dhe atyre. Shteti do të marrë të gjitha masat ligjore për të dënuar të gjithë shkelësit që kanë kryer vepra penale "- përfundon deklarata e Kryeministrit serb.Ai ka shtuar më tej se po pret reagimin e BE, përfaqësuesit e të cilit ishin këtu tre orë para ndeshjes dhe unë përesonalisht u thashë atyre se shqiptarët po përgatisnin një incident serioz.Oranews.tv