Duka paralajmëron UEFA-n: Nëse promovon dhunën, ti japë Serbisë pikët

Tiranë –Vendimi i UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri sipas kreut të FSHF-së, Armando Duka do të përcaktojë të ardhmen e futbollit në Europë.Duke folur pas pritjes që Presidenti i Republikës i rezervoi kombëtares së futbollit, Duka shpjegon se në çdo moment është menduar për sigurinë e lojtarëve dhe jo për renditjen në grup.Incidenti në Serbi ishte ne qendër edhe të fjalës së Kreut të Shtetit gjatë pritjes me lojtarët e ekipit kuqezi. Ai vlerësoi lojtarët për profesionalizmin, integritetin dhe guximin e treguar në Beograd.“Lojtarët shqiptarë shkuan pa paragjykime si sportistë dhe profesionistë, por u ndeshën me fyerjen e simboleve tona kombëtare, me thirrje shoviniste dhe raciste, me dhunën e huliganëve dhe pjesëtarëve të stafit të sigurisë në stadium, situatë që e përballuan me dinjitet të lartë. Ata rrezikuan shumë në emër të dinjitetit dhe simbolikës që mbartin ngjyrat e flamurit kombëtar si shenjë e identitetit dhe integritetit shqiptar.Ne, shqiptarët dimë të jemi të virtytshëm pa qenë shovenë, dimë të sfidojmë rrethanat, të vetëdijshëm në përkatësinë tonë evropiane dhe në sjellje po aq dinjitoze. Ne besojmë se sporti dhe kultura duhet t’i afrojnë më shumë popujt. Asgjë nga ato me të cilat sportistët shqiptarë u ndeshën dje në stadiumin e Beogradit nuk kanë lidhje dhe ngjashmëri me standardet evropiane dhe familjen evropiane ku duhet të shkojnë të gjithë popujt dhe vendet e Ballkanit”.“Mosreflektimi ndaj dhunimit të simboleve tona kombëtare, ndaj dhunës huligane është mundësi e madhe që shëmti të tilla të përsëriten"- theksoi më tej Presidenti Nishani.  Kuq e Zinjtë dhe Duka në Presidencë, priten në takim nga NishaniKreu i Shtetit, Bujar Nishani, ka hapur pasditen e sotme dyert e Presidencës për Kombëtaren tonë të futbollit.Në 17:00, një përfaqësi e Kombëtares Shqiptare të Futbollit me bluzat kuq e zi, të kryesuar nga Presidenti i FSHF-se, Armand Duka kanë hyrë në ambientet e Presidencës, ku do të zhvillojnë një takim me Presidentin Nishani.Kjo është ftesa e tretë që Kombëtares Shqiptare i ka ardhur brenda një dite, në nderim të sjelljes së saj dinjitoze në incidentin e ndodhur dje në Beograd.Ka qënë Bashkia e Tiranës që i ka akorduar sot, futbollistëve të njohur, medaljen “Nderi i Tiranës” dhe më pas, një ftesë ka ardhur Komuna e Prishtinës, ku kryekomunari Shpend Ahmeti u ka bërë të ditur lojtarëve se i presin të vijnë sa më shpejt.ar.sh/Oranews.tv