Meterologia: Java në vijim me vranësira, vjeshta me temperatura të larta
Tiranë - Pashikimi motit në javën në vijim, sipas meterologes së “Meteoalb” Laida Porja, tetori ka sjellë më shumë ditë me diellë se ç’mund të pritej. Por gjatë javës, nga e hëna në të diel, nuk do të kemi një qëndrueshmëri të motit.E ftuar në RTV “Ora News”, në “Ditë e re” përballë gazetarit Enkel Demi, Porja tha se parashikohen ditë me shi gjatë mesit të javës, që prek më së shumti pjesën veriore të vendit, pak qëndren, ndërsa pjesa jugore nuk do të përfshihet nga vranësirat, do të ketë temperatura neutrale. Por një përmirësim të motit parashikohet të kemi të dielën dhe javën e ardhshme.“Kjo javë do të jetë ndryshe nga java tjetër, nuk është se do të kemi një qëndrueshmëri të motit nga fillimi deri në fund të javës. Deri të mërkurën do të mbetemi me mot të kthjellët, vranësirat do të jenë pak më tepër të pranishme, - se sa java tjetër, - sidomos në pjesën e dytë të ditës dhe gjatë mbrëmjes.Parashikohet që dita e mërkurë të rrezikojë shirat në zonat malore, kryesisht në pjesën veriore, por jo në pjesën tjetër të territorit. Kemi më pas mesin e javës, e enjte, e premte dhe e shtunë, që do të risjellin vransira dhe shira, më tepër në zonat malore, ndërkohë dita e premte dhe dita e shtunë do të rrezikojë një pjesë të qëndrës, do të shpëtojë vetëm pjesa jugore.Shirat që do të jenë në mesin e javës gjatë të enjtes, të premtes dhe të shtunës, do të jenë shira të dobët, jo me intensitete të larta, më tepër të fokusuara në pjesën veriore. Ditën e diel kemi sërish përmirësim të motit, duke i larguar vranësirat edhe shirat, duke rikthyer kthjellimet. Krahasuar me javën tjetër krahasuar nga e hëna deri të dielën, e cila ka qënë me mot të kthjellët.Kjo javë herë pas here do të ketë alternime të motit. Kthjellime, vranësira dhe shira të dobët. Temperaturat nuk është se kanë një ndryshim shumë të madh, do të kemi rritje të vlerave minimale, pra nuk do të jenë mëngjeset shumë të freskëta, siç ishin në javën e kaluar, ndërkohë në vlerat maksimale do të kemi këto ditët e enjte, e premte, e shtunë, do të sjellin rënie të temperature pa diskutim, duke qënë se do të ketë vransira, bien tempretarurat, ndërkohë ditën e dielë do të kemi rritjen e tyre.Era do të jetë problematike të premten dhe të shtunën, gjatë ditës dhe gjatë natës. Shpëjtësia mund të shkojë edhe në 40-45 km/h, kemi dallgëzim 5-6 ballë në moment të veçanta. Ndërkohë parashikohet që të dielën dhe javën e ardhshme të kemi përmirësim të motit" - tha Porja.Meterologia Porja tha se parashikohet që muajt e vjeshtës të kenë temperatura më të larta se normalja, edhe pse ka rënie të tëmperaturave gjatë kësaj jave."Duhet të theksoj që jo vetëm muaji që jemi, por është parashikuar që e gjithë stina e vjështës të ketë temperatura më të larta se normalja. Edhe në tetor parashikohet të temperaturat që shënohen të jenë më të larta se normalja, megjithë rënien e tempeturave gjatë kësaj jave. Sipas parashikimeve temperaturat do të jenë të larta edhe në tetor edhe në nëntor. Për dimrin nuk është se kemi dalë ende në përfundim" - u shpreh meteroligia.Oranews.tv