Itali, arrestohet ish-paqeruajtësi shqiptar me 2 kg marijuanë e kokainë

Itali - Një ish-ushtarak shqiptar është arrestuar në Itali me kokainë dhe marijuanë. Mediat italiane shkruajnë se 31-vjeçar shqiptar për të cilin jepen vetëm inicialet A.J u vu në pranga pasi u kap me 2 kg marijuanë dhe një sasi prej 200 gram kokainë.Marijuana u gjet në një prej gomave të automjetit Benz, me të cilin udhëtonte, ndërkohë që kokaina u gjet e fshehur në një kasafortë.Policia italiane tha për mediat se 31-vjeçari ka qenë ushtarak në karriere në ushtrinë shqiptare dhe pjesë e misioneve të rëndësishme si "Isaf" në Afganistan dhe "Liria e Irakut" në Irak.Oranews.tv