Galdini: Ndërtimet pa leje dhe Lazarati s'duhet të jenë projekt vetëm i Ramës

Tiranë – Nëse Kryeministri aktual po punon sipas thënies së Pikasos: “Ne shkatërrojmë për të ndërtuar,” cilën thënie mund të ndjekë si shembull pasardhësi i tij, i cili “mund ta ketë llastikun e gjërë"?! Po sikur pasardhësi i Ramës në pushtet të lejojë sërish ndërtimet e jashtëligjshme e madje, edhe ta rimbjellë Lazaratin?Analisti Arian Galdini ka propozuar “një plan për të prishur dhe një plan për të ndërtuar”, tezë që e ka hedhur për diskutim sot, në një bashkëbisedim me gazetarin Enkel Demi në “Mëngjes Express” të “Ora News.”“ Nga një studim i Bankës Botërore, vetëm nga prishjet në Lanë dhe në parkun “Rinia” janë hedhur në erë 280 milionë euro investime pa leje, të shëmtuara, katastrofike, të tmerrshme për Tiranën, - tha Galdini. - Sot janë miliona euro të tjera. Unë mendoj se ka vetëm një mënyrë për t’u bërë kjo gjë: Që të mos ketë vizion vetëm të një Kryeministri, por të ketë bashkëveprim të të gjithë shoqërisë, të të gjithë institucioneve, të të gjithë faktorëve politikë, që të vihet në një moment të pikës zero jo nëpërmjet mohimit, por nëpërmjet pohimit. Të themi kjo është e vërteta dhe të ndërtojmë një projekt të përbashkët, jo një projekt, që ndërtohet vetëm nga një njeri dhe pastaj e prish ai që vjen më pas.E zëmë se Rama do të jetë kaq i sukseshëm sa do të rrijë 4 mandate, 16 vjet. Po kush na garanton se pas 16 vjetësh, ai që do të vijë, s’do ta lejojë prapë këtë gjë?! Që do ta ketë llastikun e gjerë?! Mund të vijnë edhe ca djem të tjerë, që tani bëjnë vizita të shpeshta në Lazarat…Pra, nuk i dihet se çfarë ndodh pas 16 vjetësh. Ne nuk e parashikojmë dot brezin e pas 16 vjetëve, - theksoi ai.Duke marrë si shembull lagjet periferike të Parisit, ku gëlonin qindra mijë emigrantë, Galdini tha se ato zona të emigrantëve në Paris, që ishin kthyer në geto, u kthyen në një bombë sociale. Në rast se ne kemi geto të tilla, pa urbanizim, pa zhvillim dhe tani u shtojmë edhe prishjen, u heqim dhe vendet e punës, edhe bukën e gojës, u prishim shtëpitë, u prishim dhe biznesin, këto mund të kthehen në bomba sociale, ndaj duhet një bashkëveprim të të gjithë faktorëve. Nuk mund të ketë projekt të vetëm një Kryeministri. E bukura që vret nuk është e bukur që zhvillon. Duhet një plan për të prishur, duhet dhe një plan për të ndërtuar, “ theksoi ai.armanda shtembari/Oranews.tv