Itali, ish-ushtaraku vihet në pranga për drogë, ka shërbyer në Afganistan e Irak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2014, 08:27
Itali - Një ish-ushtarak shqiptar është arrestuar në Itali me kokainë dhe marijuanë. Mediat italiane shkruajnë se 31-vjeçari shqiptar, - për të cilin jepen vetëm inicialet A.J, - u vu në pranga, pasi u kap me 2 kg marijuanë dhe një sasi prej 200 gram kokainë.Marijuana u gjet në një prej gomave të automjetit tip benz, me të cilin udhëtonte ish-ushtaraku shqiptar, ndërkohë që kokaina u gjet e fshehur në një kasafortë.Policia italiane ka thënë për mediat se 31-vjeçari ka qenë një ushtarak në karrierë në ushtrinë shqiptare. I arrestuari ka qënë pjesë e misioneve të rëndësishme si "Isaf" në Afganistan dhe "Liria e Irakut" në Irak.Oranews.tv