Kërkoi seks me të miturin jetim, Liço në gjykatë, pritet masa e sigurisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2014, 10:45
Gjykata e Tiranës pritet të japë sot masën e sigurisë për kreun e shoqatës “Jetimët në fokus”, Maksim Liço. Seanca me dyer të mbyllura ka nisur prej disa minutash. Ndërkohë Ora News ka mundur të sigurojë fotot e Maksim Liços në gjykatë. Prokurori i çështjes Ervin Karanxha ka kërkuar “arrest me burg” për Liçon. Ai akuzohet për marrëdhënie me të mitur. Maksim Liço, kreu i shoqatës “Jetimet në Fokus” i cili kërkonte favore seksuale një 16 vjeçari në këmbim të statusit të jetimit por dhe parave u ndalua dje nga policia e Tiranës.