Shqipëria vend i mirë për investime, Hoffman: Problem tatimet e shteti ligjor
“Shqipëria është shumë tërheqëse për investimet gjermane, por duhet të zgjidhen sa më parë disa probleme që e përkeqësojnë klimën e biznesit”.Ambasadori gjerman, Helmut Hoffman, thekson se është e nevojshme të ndërhyhet sa më parë në infrastrukturë, në sektorin e tatimeve, si dhe të luftohet korrupsioni në mënyrë që të tërhiqen sa më shumë investitorë.“Shqipëria është nje vend tërheqës për investitorët gjermanë.Kjo sepse është e vendosur në detin Mesdhe, një pozicion shumë i favorshëm, gjithashtu tërheqës është niveli i ulët i pagave.Por ka gjithashtu edhe një sërë problemesh që duhet të zgjidhen.Si fillim infrastruktura nuk është e lidhur me rrjetin Europian të autostradave apo hekurudhave dhe kjo krijon vështirësi. Probleme ka gjithashtu edhe në sektorin e tatimeve, ku rimbursimi i TVSH ende nuk funksionon siç duhet, por duhet përmendur edhe shqetësimi lidhur me korrupsionin.Bizneset që unë njoh e diskutojnë shpesh nëse duhet kënaqur dikush për të zgjidhur një problem.Dhe pika e fundit është shteti ligjor”.Gjermania është një prej donatorëve kryesor në sektorin energjitik në vendin tonë. Për diplomatin gjerman aktualisht është e nevojshme që të ndërhyhet sidomos në rrjetin e amortizuar“Është e vështirë për një vend të ecë përpara nëse nuk ka infrastrukturën e duhur, sidomos në energji.Në Shqipëri infrastruktura është e amortizuar dhe vendi është i varur nga kushtet e motit, duke u detyruar të importojë energji.Prandaj me investimet tona ne synojmë që të ndërtojmë linja të tensionit si jashtë vendit siç është ajo me Kosovën, por edhe brenda siç është linja unazore e Jugut”.Ndërkohë përsa u përket shkëmbimeve tregtare, Ambasadori gjerman thekson se ende nuk janë në nivelin e duhur.