Një arkitekt kinez do të restaurojë Piramidën, shpallet projekti fitues i rivitalizimit
Tiranë- Projeki kinez i arkitektit Seven Xing Chen shpallet fitues per ristrukturimin e Piramidës në qendër të Tiranës.Konkursi titullohet "Lost Architecture Competion" dhe u organizua në kuadër të aktivitetit "Javët e arkitekturës".Në aktivitet morën pjesë dhjetra arkitektë të rinj e studentë të arkitekturës, ku mosha e tyre ishte deri në 40 vjeç .Projekti i arkitektit kinez ishte ai më afër me ndërtesën origjinale. Ndërsa në 5 projektet finaliste ishin projektet nga Spanja, Kanadaja, Shqipëria dhe Maqedonia.Piramida është e pozicionuar në një vend simbolik dhe njëkohësisht shihet si simbol i trashëgimisë komuniste në Shqipëri. Synimi i konkursit ishte propozimi i një zgjidhje për një bashkëjetesë harmonike.Projektet e paraqitura në konkus u shqyrtuan nga një juri ndërkombëtare, ku në përbërje të saj kishte edhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës.