Bici: INUK s’ka bërë prishje selektive, në Tiranë do prishen 700 objekte

Drejtoresha e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Dallëndyshe Bici ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka folur për gjendjen aktuale të ndërtimeve pa leje. Ajo është  shprehur se INUK nuk ka bërë asnjë prishje selektive.“INUK nuk ka bërë asnjë prishje selective të ndërtimeve pa leje. Janë rreth 700 ndërtime që do të prishën në Tiranë. Po ashtu janë duke u verifikuar edhe lejet apo legalizimet e bojekteve që janë dhënë në kundërshtim me ligjin.”“Po ashtu-tha- Bici do të verifikohen edhe ato leje apo legalizime të objekteve që kanë zabtuar hapësirat publike. Ndërsa aksioni do të vazhdojë në të gjithë territorin.”