Basha: Të hetohet Rama, urdhëroi të zbulohej dëshmitari i vrasjes së Lamajt
Tiranë – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka konsideruar sot një skandal të paimagjinueshëm, zbulimin në media, me emër dhe fotografi, të dëshmitarit kyç në vrasjen e Kryekomisarit të Policisë, Dritan Lamaj.Basha paralajmëroi se ky është një kompromentim i menduar, bërë me urdhër të Kryeministrit Rama, ndaj Porkuroria duhet të gjejë kurajon dhe ta hetojë këtë akt. Sipas tani, tani dëshmohet edhe më qartë, rënia e shtetit në duart e mafias.Për këtë arsye, kreu i opozitës i lëshoi një thirrje publike edhe ambasadave në Shqipëri dhe institucioneve ndërkombëtare, që të mbikqyrin këtë moment të rënies së drejtësisë dhe shtetit.“Denoncoj në emër të PD-së dhe të mbarë opinionit qytetar, të qytetarëve të lirë, - tha Basha, një akt të pashembullt mafioz: Dekonspirimin e të dhënave dhe identitetit të plotë, bashkë me foto, të dëshmitarit kyç në procesin më të bujshëm gjyqësor në vend përsa i përket krimit të organizuar, për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj nga qeveria e Edi Ramës. Në media, gazeta, televizion, rrjete sociale, sot është publikuar emri, mbiemri dhe foto e identitetit të dëshmitarit të mbrojtur të drejtësisë.Ky kompromentim, i menduar dhe i ekzekutuar me gjakftohtësi nga qeveria, është skandal që kalon përmasat e çdo imagjinate, - theksoi ai. - Edhe në shtetet më të dështuara të botës, edhe në regjimet më të dështuara të botës, dëshmitari i drejtësisë mbrohet.Rënia e dëshmitarit kyç në një process gjyqësor për vrasjen e një komisari policie, është në fakt rënia përfundimtare e shtetit, kapja e tij, dorëzimi i tij në këmbët e mafias së lidhur me politikën.Edi Rama dhe Ministri i tij i Brendshëm janë personat që kanë urdhëruar nxjerrjen në rrugë, të zbuluar dhe pa mbrojtje, të dëshmitarit të drejtësisë, - nënvizoi kreu i opozitës. - Edi Rama e ka urdhëruar këtë akt kriminal, mafioz, për llogari të aleancës së tij politike me mafian në Kuvend."Në këtë këndvështrim, kërkoi mbi rastin dyfishin e vëmendjes: Nga Prokuroria e shtetit shqiptar si dhe nga institucionet e huaja."I bëj thirrje sot Prokurorisë të dëshmojë kurajo dhe të hetojë këtë krim të paprecendetë, të nxjerrë përgjegjësit para ligjit, - tha Basha. - I bëj thirrje vendeve mike, përfaqësuesve të tyre, që ndjekin dhe kanë ndjekur prej kohësh me shqetësim, thellimin e zullumit antidemokratik në Shqipëri; I bëj thirrje përfaqësuesve të SHBA, vendeve anëtare të BE-së, të vëzhgojnë nga afër këtë proces criminal të rënies së shtetit dhe policisë në duart e mafias së lidhur drejtpërdrejt me pushtetin.Dorëzimi me duart e veta të dëshmitarit kyç të mbrojtur nga drejtësia, nga Edi Rama, është po kështu dorëzimi i çdo garancie, që ka dhe duhet të ofrojë një qeveri për rendin, sigurinë dhe qytetarët e këtij vendi, – tha kreu opozita në përfundim të fjalës së tij.[caption id="attachment_390974" align="alignright" width="640"]
Në foto: Dëshmitari kyç dhe makina e tij ku u vendos eksplozivi[/caption]armanda shtembari/Oranews.tv