Obeziteti te fëmijët, MAS takon mësuesit: Angazhoni nxënësit

Durrës - Reformë totale në sistemin arsimor përsa i përket edukimit fizik.Ky ka qenë apeli i zv. ministrit të Arsimit dhe Sporteve Rauf Dimraj, gjatë prezantimit të strategjisë të edukimit fizik në Durrës, në një takim me mësues të këtij sektori.Sipas Dimrajt, përtej duarve të ngritura në parlament të politikës, strategjia e re synon një vizion të ri për përgatitjen e një brezi të aftë fizikisht, ndryshe nga ajo që ai e cilësoi përvoja negative e viteve të fundit.Për pengesat përgjatë konkretizimit të projektit, si mungesa e infrastrukturës  së bazës material, Dimraj vlerësoi se pavarësisht problemit të trashëguar, mësuesi është ai që do të bëjë diferencën duke vënë në eficencë të gjithë potencialin e tij.Gjatë prezantimit të strategjisë së re të zhvillimit të edukimit fizik në arsim, janë shkëmbyer eksperienca konkrete rreth kësaj reforme./nzh/oranews online/