Një i armatosur në ashensor me Barack Obamën, gafa e agjentëve sekret

Një njeri i armatosur ka qendruar fare pranë njeriut më të fuqishëm në botë brenda një ashensori.Por fatmirësisht, asgjë nuk i ka ndodhur presidentit amerikan, Barak Obama. Incidenti, i cili pretendohet të ketë ndodhur më 16 shtator, gjatë një vizite të Obamës në Atlanta, po hetohet nga shërbimi sekret amerikan, pasi përbën shkelje të rënda të protokollit nga trupa shoqëruese e Obamës, i cili nuk është informuar për ngjarjen.Personi në fjalë, i cili punonte si agjent privat sigurie, për më tepër kishte një histori të gjatë kriminale.Ajo që habit më shumë është se si ky njeri është futur në ashensorin e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve - ku Obama kishte shkuar për të diskutuar mbi virusin Ebola – dhe i kishte shpëtuar kontrollit me skaner nga ana e agjentëve për të parë nëse mbante armë apo jo.Ai tërhoqi vëmendjen e agjentëve vetëm kur nuk zbatoi urdhrin e tyre për të fikur celularin me të cilin po filmonte takimin e befasishëm me Obamën. Me t’u hapur ashensori, Obama u largua me shoqëruesit, ndërsa disa prej tyre qendruan për të marrë në pyetje personin.Vetëm më pas, ata zbuluan historinë e tij problematike me ligjin dhe aq më tepër faktin që mbante armë.Shtëpia e Bardhë nuk ka pranuar të komentojë incidentin, i cili del në dritë në çastin më të papërshtatshëm për forcat e sigurisë së presidentit, pasi para më pak se dy javësh, një person i armatosur arriti të kapërcente gardhin dhe futej në ambjentet e saj.Incidenti është bërë publik nga Washington Post.