Vlorë, Mersini: S'e pranoj shkarkimin, Danaj ka shpërblyer me vende pune
Vlorë - Sekretari i Qarkut të Vlorës, ende në detyrë, ka deklaruar sot nuk do ta pranojë shkarkimin e tij, rrjedhojë e votimit të organizuar më 25 shtator nga kreu i qarkut Sadrit Danaj. Ridvan Mersini u bëri të ditur sot mediave, parregullsinë e votimit dhe manipulimin e votës vendimtare, që sipas tij është e pavlefshme.Në fjalën e tij nuk munguan akuzat kundër Danajt, duke e konsideruar vendimin për shkarkimin e tij si një veprim harkmarrjeje. “Nuk kam pasur asnjëherë bashkepunim me Danajn, - theksoi Mersini. - Ai ka përdorur konsulencën e Bashkisë së Vlorës dhe Sekretarit të saj, Agron Gjipalit; madje, Danaj, për të shpërblyer Gjipalin, i ka punësuar të birin jurist në Qark.”Më tej, Mersini theksoi se i ka munguar edhe mbështetja e subjektit politik që ai përfaqeson, pasi sipas tij, Partia Demokratike është dorëzuar .Për ligjshmërinë e procesit të votimit dhe mbledhjen e e fundit të Qarkut, ende pritet të shprehet Prefektura e Vlorës.ar.sh/Oranews.tv