Ekzekutuan 22 kriminelë, arrestohen 8 ushtarë meksikanë
Meksikë- Autoritetet meksikane kanë arrestuar tetë pjestarë të ushtrisë nën akuzën se kanë ekzekutuar 22 anëtarë bandash kriminale.Tetë ushtarakët, një oficer dhe shtatë ushtarë të thjeshtë, po mbahen në burg në kryeqytet ndërsa incidenti i qershorit po hetohet.
aTë 22 të vrarët ishin adoleshentë 20 vjeçarë. Sipas ushtrisë meksikane ngjarja nuk ka qenë ekzekutim, por një betejë e vërtetë mes ushtrisë dhe bandës kriminale, ku të 22 anëtarët humbën jetën, ndërsa një ushtar mbeti i plagosur.Megjithatë dëshmitarët kanë dhënë një tjetër version për ngjarjen, duke thënë se vetëm njëri u vra gjatë të shtënave, ndërsa 21 të tjerët edhe pse u dorëzuan, u ekzekutuan.Ministri i Brendshëm meksikan, Migel Angel Osorio, tha se edhe nëse hetimet vërtetojnë fajësinë e ushtarëve, ngjarja duhet të shihet si incident i izoluar."Duhet të punojmë shumë për të nxjerrë të vërtetën e kësaj historie. Por gjithsesi ky do të ishte një incident i izoluar që nuk mund të shkatërrojë imazhin e ushtrisë sonë madhështore", tha Osorio.Sipas mediave lokale, në vendngjarje nuk ka pasur të shtëna të zgjatura dhe të paktën pesë prej të vrarëve kanë marrë plumba në gjoks, ndërsa qendronin të mbështetur në mur.Ushtria meksikane akuzohet prej kohësh se ka në radhët e saj oficerë dhe ushtarë të korruptuar që paguhen nga kartelet e drogës për të vrarë pjesëtarët e bandave rivale.