“Pasuria”, kryekomunari i Kaçinarit: Prokuroria po më sulmon për HEC-in
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2014, 10:44
Mirditë- Nuk është e vërtetë që kam refuzuar të deklaroj pasurinë time, Prokuroria po hakmerret pasi dy muaj më parë e kam akuzuar se nuk ka bërë asnjë hetim për tragjedinë në HEC-in e Qafë Mollës në Mirditë ku humbën jetën 3 punëtorë.Kështu është shprehur kreu i Komunës Kaçinar në Mirditë Petrit Bardhi, pas nisjes së hetimeve ndaj tij me akuzën e mos deklarimit të pasurisë.Bardhi ka hedhur një lumë akuzash ndaj Prokurorëve të Lezhës duke i akuzuar ata për afera korruptive. Kryekomunarin e ka mbrojtur edhe Prefekti i Qarkut të Lezhës, Ndrec Dedaj.Ai ka sqaruar përmes komunikimit telefonik se nuk ka funksionuar posta në Komunën e Kaçinarit, në Mirditë në atë periudhë që Bardhit i është kërkuar deklarimi i pasurisë.