Protesta e studentëve në Kinë, policia arrestohet liderin e 13 protestues

Kinë- Policia e Hong Kongut është detyruar të përdorë dhunën për të shpërndarë qindra protestues që kishin rrethuar godinën e qeverisë për të mbështetur thirrjet e studentëve që mësynë godinën një natë më parë.Studentët arritën të kapërcenin kordonin e policisë dha u futën në godinën qeveritare. Policia arrestoi 13 persona, përfshi edhe liderin e studentëve, 17-vjeçarin Xhoshua Uong, i cili u tërhoq nga oficerët i gjakosur dhe duke bërtitur.Studentët e Hong Kongut kanë pothuajse një javë që protestojnë për më shumë reforma demokratike, që në fakt ishin premtuar nga qeveritarët kinezë pas marrjes së ishullit nga Britania në korrik të vitit 1997.Por pavarësisht premtimeve duket se nuk do të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike për postin e udhëheqësit të qytetit që priten të mbahen në vitin 2017.Pas protestave të studentëve në ditët e para, me ta u bashkuan edhe më shumë se 1000 nxënës shkollash të niveleve të ulëta dhe pritet që protestat të vazhdojnë.